Selimi: Kur do që na e sjellin Ligjin për Ushtrinë apo për FAK ne do t'i votojmë siç votuam dje

Politika

Selimi: Kur do që na e sjellin Ligjin për Ushtrinë apo për FAK ne do t'i votojmë siç votuam dje

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 19 tetor 2018 Në ora: 16:13
Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 vota.
 
Për, kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve, përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.
Mirëpo, çka pas votimit të projektligjeve për formimin e ushtrisë?
 
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë për gazetën “Bota sot” se LVV do ta votojë Ligjin për Ushtrinë apo për FAK kur do që ai të vije në kuvend.

Image
Rexhep Selimi

“Dje, në Kuvendin e Kosovës janë proceduar dhe janë votuar në parim tre ligje që kanë të bëjnë me FSK-në dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Ligjet që u votuan dje janë Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes. Ne i kemi mbështetur në vazhdimësi qoftë ndryshimet kushtetuese që e formojnë FAK-un qoftë ato ligjore që e avancojnë rolin e FSK-së. Dje ne Kuvend i kishim vetëm ligjet që kanë të bëjnë me FSK-në dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur do që na e sjellin Ligjin për Ushtrinë apo për FAK ne do t'i votojmë siç votuam dje” ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat