Policia i gjeti armë e drogë djalit të Shefit të AKI-së, flet Anton Quni

Politika

Policia i gjeti armë e drogë djalit të Shefit të AKI-së, flet Anton Quni

Nga: G.B Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:48
Anton Quni

Sot në media u raportua se u raportua se djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit i janë gjetur armë dhe substanca narkotike, në veturën që po e voziste, e që ishte e gjyshit të tij, babait të të parit të AKI-së.

Kallëzimi penal i bërë nga Policia e Kosovës, është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila e ka konfirmuar këtë.

Zv.kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berishën, cili e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, ka konfirmuar zv.kryeprokurori.

Berisha tha se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i cili është anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka thënë për gazetën “Bota sot” se si Komision merren me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të AKI-së dhe jo të familjarëve të zyrtarëve të kësaj agjencie, derisa thotë se shpreson dhe beson që organet e drejtësisë do ta trajtojnë rastin sipas ligjit.

“Unë jam anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe siç e dini ne jemi të mandatuar të mbikëqyrim zbatimin e ligjeve nga ana e AKI-së. Si Komision në asnjë rast nuk i mbikëqyrim familjarët e zyrtarëve të AKI-së. Sidoqoftë, unë shpresoj e për më tepër dua të besoj që organet e drejtësisë do ta trajtojnë këtë rast konform ligjeve të Kosovës që janë në fuqi”, është shprehur ai.

Quni shpreh shqetësimin e tij si prind dhe si deputet në lidhjen me përdorimin e substancave narkotike, derisa thotë se kjo dukuri duhet të trajtohet dhe që organet e drejtësisë të veprojnë pa u ndikuar nga autoritetet zyrtare.

“Ndërkaq, si prind dhe deputet dua të shprehi shqetësimin tim të thellë që rinia e jonë çdo ditë e më shumë po bien pre e rrjeteve që po i nxisin në përdorim apo trafikim të substancave të ndryshme narkotike si dhe po shfaqen edhe prirje të dhunshme nga ta. Nga kjo dukuri devijante nuk janë imun as fëmijët e zyrtarëve të lartë shtetëror. Prandaj, kjo dukuri do të duhej të trajtohej nga të gjitha dimensionet duke u siguruar që organet e drejtësisë të veprojnë të pandikuara nga autoritetet zyrtare edhe kur kemi të bëjmë me raste si ky që ju po i referoheni”, ka deklaruar deputeti Anton Quni për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat