“Rasti Maxhuni”: Njohësi i çështjeve juridike tregon nëse është kapur Policia dhe Prokuroria!

Politika

“Rasti Maxhuni”: Njohësi i çështjeve juridike tregon nëse është kapur Policia dhe Prokuroria!

Nga: N.H Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:43
Shpend Maxhuni

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, ka folur për skandalin e fundit në lidhje me armën dhe substancat narkotike që janë gjetur në veturën e Enver Maxhunit, babai i Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së.

Burjani konsideron se çështjet e tilla të rendit dhe ligjit nuk komentohen, por, sipas tij, ato duhet të respektohet pa ndërhyrje dhe pa ndikim.

Image
Blerim Burjani

“Çështjet e tilla të rendit dhe ligjit nuk komentohen, por duhet të respektohet ligji, barazia në trajtim të rasteve pa ndërhyrje dhe pa ndikim në punën e organeve. Procedura dhe rregullat duhet të respektohen, mos respektimi i barazisë në trajtim te rasteve paraqet shkelje”, është shprehur Burjani.

Tutje, ai potencon se nuk është më rëndësi asgjë tjetër, se sa rendi juridik dhe zbatimi i rregullave në mënyrë unike.

“Nuk është më rëndësi asgjë se rendi juridik dhe zbatimi i rregullave në mënyrë unike dhe bazuar në parimet dhe standardet ligjore”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Ndërkaq, edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar rastin e djalit të kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, të cilit në veturë i janë gjetur nga Policia e Kosovës, armë dhe drogë.

Miftaraj thotë se sa e kapur është Policia dhe Prokuroria shihet kur brenda orësh ndryshojnë deklaratat në Polici dhe ndërron qëndrimi i Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat