Avokati i njohur kërkon arrestimin e gjyqtarëve që liruan kriminelët serbë, kritikon ashpër Thaçin

Politika

Avokati i njohur kërkon arrestimin e gjyqtarëve që liruan kriminelët serbë, kritikon ashpër Thaçin

Nga: D.B Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:42
Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Jovica Dejanovic, foto ilustrim nga "Bota sot"

Lufta ka sjellur shumë vuajtje për të gjithë popullin shqiptarë të Kosovës përveç për profiterët e luftës, të cilët luftën për çlirim nga okupimi serb e kanë shndërruar në biznes. Kështu ka vlerësuar avokat  Tomë Gashi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se një nga plagët tepër të rënda dhe me pasoja të përjetshme kanë qenë përdhunimet në Kosovë, të cilat i ka bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serbë.

“Të gjithë këto dhunime janë krime të luftës. Dhunimet janë kryer në mënyrë sistematike si presion dhe poshtërim që na është bërë me qëllimin e pastrimit etnik dhe degradimit të familjes si bërthamë e kombit shqiptarë. Femra e parë që ka folur haptas për dhunimin seksual në luftë të kryer nga serbet ka qenë zoja Marte Tunaj nga  Gjakova. Pasi ajo para pesë viteve ka folur haptas në një medium, pa maskë dhe pa asnjë mbulim të fytyrës, e as të zërit dhe as të pamjes së saj, por duket që dikujt nuk i ka lënë shumë përshtypje ky rast aq i rëndë saqë ajo shpejtë u harrua si gruaja e parë shqiptarë që foli publikisht për dhunën seksuale ndaj saj të kryer nga policët dhe ushtarakët serb”, ka thënë avokati Gashi.

Kurse, sa i përket i përket zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, Gashi ka thënë se fillimisht duhet arrestuar gjyqtarët që sollën vendim për t`i liruar kriminelët serbë, që pa dyshim e dhunuan seksualisht në moshën 16 vjeçare.

Image
Tomë Gashi

Më pas, sipas tij, shteti i Kosovës duhet të angazhojë avokatët më të mirë, për të përfaqësuar atë në Gjykatë dhe për të iniciuar rigjykimin.

“Pas arrestimit të gjyqtarëve duhet të kërkohet përgjegjësi dhe të arrestohen përgjegjësit e Policisë së Kosovës që e keqpërdorën pozitën e vet për ta mbajtur serbin dhunues të Vasfijës për 16 vjet në Policinë e Kosovës. Si ka mundur të ndihet Vasfija kur e ka pa dhunuesin e saj në uniformën e policisë së Republikës së Kosovës. Pra, kjo ka qenë dhunim sistematik psikik i saj që për 16 vite dhunuesi i shtetit serb polici apo ushtaraku serb tani kishte uniformë të re të policisë së Republikës së Kosovës, e cila në fillim mbi 80% kanë qenë ishte pjesëtarë të UÇK-së. Pastaj, duhet kërkuar përgjegjësi morale edhe nga ish pjesëtarët e UÇK-së të cilëve Vasfije Krasniqi ju raportoi për dhunimin seksual ndaj saj nga polici dhe ushtaraku serb në prill të 1999”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, ish udhëheqësi politik i Kosovës, tani president e dekoron viktimën të cilën e ka pasur për obligim ta mbrojë gjatë luftës e që nuk ka mund ta bëjë.

“Thaçi jo vetëm që si ka ndihmuar në asnjë mënyrë që të ketë një mbrojtje juridike efektive në përfaqësimin e saj në Gjykatat e Republikës së Kosovës, atëkohë sa ishte kryeministër i Kosovës, por edhe  i ka anashkaluar. Thënë më thjeshtë tragjedia e Vasfije Krasniqi Goodman është shumë në mënyrë djallëzore duke u keqpërdorur dhe atë vetëm pasi që ajo ka shtetësi amerikane se përndryshe ajo do të mbetej e panjohur siç mbet Marte Tunaj edhe pse ajo doli haptas dhe e denoncoi dhunimin nga ushtarakët serb gjatë luftës. Asaj madje nuk i dha askush medaljen presidenciale për trimëri të jashtëzakonshme që tregoi me rrëfimin e ngjarjeve të dhimbshme të vitit 1999”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se, dalja e parë e denoncimit të përdhunimeve seksuale gjatë luftës nga serbet e znj. Marte Tunaj aspak nuk e zbehë daljen publikë të znj. Vasfije Krasniqi Goodman dhe asaj duhet ti jepet çdo ndihmë e çdo lloji për rehabilitim dhe për luftën për drejtësi që shteti i Kosovës nuk e bëri asnjëherë nga viti 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat