Deputeti i LDK-së, tregon pse Rugova e mbante larg pushtetit Hashim Thaçin

Politika

Deputeti i LDK-së, tregon pse Rugova e mbante larg pushtetit Hashim Thaçin

Nga: N. Sh Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:24
Hashim Thaçi dhe Dr. Ibrahim Rugova

Deputeti i Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se presidenti Dr. Ibrahim Rugova e ka njohur Hashim Thaçin, andaj e mbante larg pushtetit, duke mos lejuar që në asnjë pozitë për të sa ishte gjallë.

Avdyli thotë se sot, le ta dinë të gjithë se LDK-ja nuk do të lejohet asnjëherë më nga anëtarësia që me manipulime ta dërgojnë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se më nuk do të lejohet që PDK-ja ta ngre për hunë e ta poshtëroi LDK-në.

Lexojeni postimin e plotë të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit, pa ndërhyrjen e redaksisë:

A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaqit? A thua dinte ai diçka më shumé se të tjerët? Pse ai slejoi asnjë pozitë per të sa ishte gjalle? Sepse ai e njohu , por edhe mbrojti Kosov?n nga plangprishësit e tij.

E sot le ta dinë të gjithë, se LDK sdo lejohet asnjëherë më nga anëtarësia, që dikush që në emër të rugovizmit, e në emër të interesit të Kosovës, që me manipulime të opinionit ta dërgojë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, ta bëjë patericë të saj . Sdo lejohet nga anëtarësia e saj që PDK ta ngrehë për hunde e ta poshtëroi LDK-në, edhe pse kishte kontratë me ne, sikur kur bëri me zanzibarin, sikur kur detyroi turpshem ta largoi Presidentin Sejdiu, edhe së fundmi shkarkoi kryeministrin Mustafa në kulmin e suksesit të tij.

Anëtarësia e LDK-së sdo lejoi që LDK të behet pjesë e pazarit të Hashim Thaqit me territore, edhe nëse na premton të të gjitha postet e pozitat e shtetit të na dhuroheshin. Anëtarësia e LDK-së dhe qytetarët e pavarur të Kosovës duan ndryshim të thellë e jo marrje të ndonjë ashti nga dikush , në një sistem ku PDK kontrollon çdo gjë nga ndermarrjet publike, drejtësin, policinë, AKi, banka universitete , dogana, ATK , agjencione etj.

Po të ishte gjallë Presidenti do çuditej me ne sesi kemi lejuar Hashim Thaqin dhe PDK-në ta kapte kaq shumë shtetin dhe si po rrimë kaq komod si Partia më e madhe në vend për ta ndalur kete kapje. Do ishte fat ta kishim ndonjë parti në Kosovë si CDU që me të bënim koalicion e ta rrëzonim këtë sistem të kalbur të antivlerave të ngritura nga profiterët e luftës të veshur me petkun e politikanëve.

Meqenëse se kemi një CDU a duhet të presim nën hije si opozitë apo të shkojmë në preher të PDK- së për tu bere lodër e saj? As votimi plebishitar i pasluftës për LDK nuk mundesoi qeverisje veq nga LDK ,por asesi Rugova sberi koalicion me PDK-në, e ne ku po duam të shkojmë? Pyetjet vazhdojnë ... e përgjigjjet kam frikë që po i di...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat