Akuza të rënda: Qeveri e zhytur në krim, “kryeministri ndër mafiozët më të famshëm në vend”

Politika

Akuza të rënda: Qeveri e zhytur në krim, “kryeministri ndër mafiozët më të famshëm në vend”

Nga: N.H Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:06
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke i komentuar zhvillimet e fundit në Qeverinë Haradinaj, thotë se vet fakti që në këtë qeveri janë 5 ministra me aktakuzë tregon se edhe vet kreu i saj është i zhytur në krim.

Mehmeti potencon se shkarkimi i zëvendësministrit Cena është vetëm sa për t'u mbuluar diellin me gisht, ndërsa shton se kjo qeveri nga fillimi e gjerë në fund është e zhytur në krim

Image
Faton Mehmeti

“Nuk mundet të jetë qeveri me duar të pastra derisa vet kryeministri i vendit është ndër mafiozët më të "famshëm" në vend. Andaj nuk ka dyshim se kjo qeveri ka shumë njerëz, për mos të thënë të gjithë me të kaluar kriminale. Fakti se në Qeverinë Haradinaj janë 5 ministra me aktakuze dhe nuk shkarkohen, tregon mjaft mirë se vet kreu i qeverise është si ata, andaj edhe i mbron. Ndërsa shkarkimi i zëvendësministrit është vetëm sa për t'u munduar të mbulojë diellin me gisht. Kjo qeveri nga fillimi e gjerë në fund është e zhytur në krim, në lojëra të fatit siç janë kazinotë, pastaj në tregtinë me naftë dhe armë si dhe me prostitucion”, thotë Mehmeti.

Tutje, analisti politik thekson se qeveria aktuale po shkelë edhe amendamentin e nënshkruar me Qeverinë Britanike, për qeverisje me duar të pastërta.

“Kështu po shkelet marrëveshja me Ambasadën Britanike me të dyja këmbët që të qeveriset me duar të pastërta. Ne fakt as që kam pritur se një gjë e tillë do të ndodh, derisa dihet e kaluara edhe e kryeministrit Haradinaj, si njeriu qe bashkë me Dautin kontrollojnë kazinotë në vend, si dhe njerëzit e tyre ende kërkojnë haraç bizneseve e të cilët edhe nuk guxojnë të deklarohen. Kosova e kapur nga familja Haradinaj, së bashku me klanin "Pronto" po shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi”, përfundoi analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat