Pas votimit të pakos ligjore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila mundëson transformimin e FSK-së në Ushtri, ka pasur reagime të shumta kundër saj sidomos nga zyrtarë serb, të cilët kanë përmendur edhe Rezolutën 1244, që sipas tyre në Kosovën nuk mund të ushtri përveç asaj të KFOR-it.
Lidhur me këtë çështje, njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani ka deklaruar se një gjë e tillë nuk përmendet në rezolutë dhe se Kosova ka vullnet politik për të bërë ushtri të cilën nuk mund ta pengojë Lista serbe.
“Shprehimisht nuk ndalet e as nuk përmendet në rezolutë, përderisa KFOR ka mandat të plotë në komponenten e sigurisë, nuk ka dilema e as komente në këtë drejtim, Kosova në Kuvend përmes përfaqësuesve të të gjithë qytetarëve përveç Listës serbe ka shprehe vullnetin e vet të plotë të përkrahur nga të gjithë qytetaret e saj themelimin e ushtrisë, ashtu si kam edhe më herët, Kosova përmes ligjeve të dërguara në Kuvend ka filluar debatin hapur me SHBA dhe BE dhe në veçanti me shtetet që kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, se Kosova do ta ketë FSK si forcë ushtarake derisa të ndodhe transformimi i plotë në emërtimi ushtri deri në kohën kur kushtetuta e Kosovës do të ndryshoj dhe do të merr emrin ushtri, se cili do të jetë reagimi pritet të shihet, një çështje e sigurt njëherë për njëherë Kosova ka vullnetin e vet politik për të bërë ushtri dhe këtë nuk mund ta pengoje Lista serbe dhe Serbia është evidente që shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës duhet të njohin edhe ushtrinë e saj, ata të gjithë e kanë ditë se Kosova duhet të ketë ushtri, dhe se transformimi i përkohshëm kalimtar në emërtim ushtri e Kosovës do të pranohet ngadalë por sigurt”, ka shpjeguar Burjani për “Bota sot”.
Për më tepër, ai ka shtuar se kjo rezolutë e mban KFOR-in në Kosovë, si dhe vendit u duhet 15 vite deri te bërja e ushtrisë në kuptimin e sigurisë.
“Rezoluta mban KFOR në Kosovë dhe i jep përgjegjësi, sa do që të ketë komente të ndryshme mbetet e drejta elementare e kosovarëve të kenë forcë mbrojtëse, kjo avancon politikisht raportet me shtetet perëndimorë. Përderisa komponenta ushtarake mbetet efektive KFOR, Kosovës prej aprovimit të ligjeve i vyen 15 vjet për të u bë ushtri në kuptimin e sigurisë, Kosova duhet të ketë 8000 ushtarë dhe 5 mijë rezervë, kjo komponent zgjerohen numerikisht me policin që ka Kosova si dhe mekanizma tjerë që hynë në efektive të sigurisë”, ka thënë Burjani.