Operacioni “Shigjeta” - i panjohur në Koshare - Bota Sot
Operacioni “Shigjeta” - i panjohur në Koshare

Politika

Operacioni “Shigjeta” - i panjohur në Koshare

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 tetor 2018 Në ora: 07:34
Foto arkiv

Ushtaraku shqiptar, Dilaver Goxhaj, përrallisë me operacionin imagjinar "Shigjeta" dhe "luftën" e tij në Koshare! Ndërkohë që, oficerët luftbërës të Kosharës thonë të kenë "dëgjuar vetëm pas luftës, se paska ekzistuar një operacion "Shigjeta", diku në Pashtrik!"

Lufta e suksesshme Kosharës, e bërë nga oficerët dhe ushtarët FARK-istë të Ibrahim Rugovës, vazhdon të jetë xhelozia e sikletshme e partive-banda të ekstremit të majtë. Edhe kuadri partiak i NISMA-s, Haxhi Shala, bëri gafën publike, për t`u gajasur së qeshuri, duke thënë:

"Kosharja ka marrë urdhra nga Ramush Haradinaj dhe këtë e ka thënë Rrustem Berisha"! 

Rrenë qoftë. A ka logjikë që Rrustem Berisha, oficer i karrierës, me Akademi Ushtarake të kryer, i cili udhëhiqte Brigadën 138, në përbërjen e së cilës luftonin 2.552 ofocerë dhe ushtarë, të marrë urdhra nga çobani Ramush Haradinaj, i cili e pranon vetë se, në atë kohë, kishte vetëm 50 ushtarë?! Këto janë falsifikime groteske dhe vetëdemantuese, njëherësh - vetëdemaskuese. Mjaft më pallavrat tuaja "luftarake"!

Shefat e LPK-së, në vend që të mendonin se si mund të sulmohet dhe të realizohet marrja e pikës kufitare, ata ziheheshin se kush do të ishte i parë në Pashtrik: Dilaver Goxhaj apo Bislim Zyrapi?! Intrigueshëm fiton i dyti. Të vonuar në ndarjen e posteve, ata u ndodhën të rrethuar dhe Operacioni "Shigjeta" përfundoi me disfatë, "pa ndezur asnjë pushkë"!

Goxhaj me shokë provuan ta emitonin Kosharën, por, ishin larg prapa në profesionalizëm dhe trimëri. I futën në lugnajën e Gorozhupit 30 djem-ushtarë. Në të dy shpatet anësore ishin pozicionuar policia serbo-sllave. Ata i shigjetuan e plumbosën 25 ushtarët, duke shpëtuar vetëm 5 (pesë) syrësh! Kjo është e gjithë "lavdia" e Operacionit "Shigjeta"! Të gjitha përrallisjet tjera të oficër Dilaver Goxhajt, janë zbavitje, "përrallë dimri".

Por, dakordohemi, pajtohemi me një konstatim të bërë nga oficer Dilaver Goxhaj: 

"Ju në Kosovë jeni "infektuar" nga Serbia, që festoni humbjet!"

Këtë të vërtetë faktike unë vazhdoj ta përsëris për 19 vjet me radhazi. Që nga Prekazi e deri ke Pashtriku, të gjitha përballjet me pushtuesin serbo-sllav, shqiptarët kanë qenë humbës. Po të mos ishte Beteja fituese e Loxhës dhe lufta e Koshares, të bëra nga Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës - FARK, "300 komandantët" e Kosovës, nuk do të kishin guxim as fytyrë ta përmendnin "UÇK-në".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera