Ndasitë dhe të përbashkëtat e LDK-së dhe VV-së, sa është i mundur koalicioni?

Politika

Ndasitë dhe të përbashkëtat e LDK-së dhe VV-së, sa është i mundur koalicioni?

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:04
Ilustrim

Në mediat vendore është duke u diskutuar opsioni për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, sa është i mundur një koalicion i tillë? Analisti politik, Faik Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se është e vështirë që të  konkludohet një gjë e tillë, pasi që në LDK ka qëndrime të ndara rreth bashkëpunimit me VV-në.

Image
Faik Krasniqi

“Brenda LDK-së janë të ndarë rreth një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje. Ka edhe prej atyre që kanë dalur hapur kundër një bashkëpunimi apo koalicioni parazgjedhor ose paszgjedhor me këtë lëvizje. Prandaj është vështirë të konkludohet në një gjë të tillë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se opozita duhet që të bashkohet për t`i mbledhur votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj  dhe nëse nuk ndodh një koalicion ndërmjet LDK-VV nuk ka pse të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Por për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme, opozita pikë së pari duhet të bashkohet dhe t'i bëjnë votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, dhe pas zgjedhjeve një koalicion për të krijuar Qeverinë mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është shumë i domosdoshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, ose më mirë të themi shpëtim nga humnera. Nëse nuk ndodh një koalicion i tillë s'kemi pse të shkojmë fare në zgjedhje, sepse zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje ku do të kishim vetëm ndërrim xhaketash, por jo edhe dërgimin e PDK-së në opozitë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat