Deputetja e VV-së: Një ligj në Kuvend për bisedimet me Serbinë që cakton vijat e kuqe - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Një ligj në Kuvend për bisedimet me Serbinë që cakton vijat e kuqe

Politika

Deputetja e VV-së: Një ligj në Kuvend për bisedimet me Serbinë që cakton vijat e kuqe

Nga: G.B Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:28
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Partitë politike në Kosovë ende nuk po arrijnë të gjejnë konsensus për dialogun me Serbinë.

Por, a do të duhej të formohet një ligj në Kuvend për bisedimet me Serbinë?

Deputetja nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se duhet të miratohet një ligj për dialogun me Serbinë dhe të caktohen vijat e kuqe për temat që nuk duhet hapur në këto bisedime.

Image
Drita Millaku

“Duke pasur parasysh se ne kemi përvoja të këqija me rrjedhën e bisedimeve si dhe kemi pasur probleme në caktimin e bartësve të përgjegjësive duke e lidhur këtë me individë të caktuar por edhe për të vënë kufij në atë se deri ku duhet shkuar në negocime apo lëshime eventuale atëherë përpilimi i një ligji do të ishte edhe lehtësues dhe i dobishëm. Ky ligj do të duhej të vinte vija të kuqe për temat të cilat nuk duhet hapur apo nuk duhet negociuar me Serbinë si dhe do të ishte i mirëseardhur për të kufizuar mandatin e negociatorëve”, ka theksuar Millaku.

Sipas saj, ky ligj duhet të bëhet në pajtim me partitë politike dhe shoqërinë civile, pasi deri tani Millaku thotë se dialogu është udhëhequr nga njerëz jo profesional dhe pa platformë.

“Gjithashtu mendoj se ky ligj do të duhej të punohej me kujdes dhe do të duhej të sillej me konsensus të plotë jo vetëm të partive politike por edhe të shoqërisë civile dhe të botës akademike. Praktika e deritanishme e bisedimeve ka qenë katastrofale me Kosovën dhe kjo për shkak se në bisedime kane marrë pjesë njerëz jo profesional dhe nuk kanë pasur një platformë, pra është bërë pa parime”, ka vlerësuar deputetja Drita Millaku për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...