“Të dhëna e fakte tronditëse për Hashim Thaçin, ka kryer krime edhe në Gjermani e Zvicër”

Politika

“Të dhëna e fakte tronditëse për Hashim Thaçin, ka kryer krime edhe në Gjermani e Zvicër”

Nga: P.R Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:38
Hashim Thaçi

“Unë jam President, unë vendos për korrigjim kufijsh”.  Kështu i është drejtuar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deputetit gjerman, Peter Beyer nga radhët e CDU-së së kancelares gjermane, Angela Merkel. Lidhur me këtë deklaratë, profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka thënë për “Bota sot”, se Hashim Thaçi ka hesape me drejtësinë gjermane.

“Hashim Thaçi ka hesape me drejtësinë gjermane. Kjo deklaratë e ndihmon Gjermaninë që hesapet t’ia numërojë një e nga një. Ka kryer krime edhe në Gjermani e Zvicër. Lexoni gazetat gjermane, zvicerane e austriake të viteve 1998-1999 dhe do të shihni se si agjencitë e shërbimeve të fshehta dekonspirojnë të dhëna e fakte tronditëse për Hashim Thaçin. Që prej kësaj kohe buron armiqësia e Hashim Thaçit ndaj Berlinit”, është shprehur Bytyçi.

Image
Enver Bytyçi

Sipas tij, Hashim Thaçi po thellon konfliktin e tij me Gjermaninë.

“Ndaj ai në fillim të vitit 2009 arrestoi të ashtuquajturit “agjentë të shërbimit gjerman” dhe I torturoi ata. Ishte karshillëk ndaj Merkel. Ndërkohë që mori reston kur Merkel erdhi në Kosovë, duke mos e takuar presidentin e Republikës së Kosovës çka do të thotë duke mos e njohur Thaçin si president, edhe pse ka njohur shtetin e Republikës së Kosovës! Hashim Thaçi po thellon konfliktin e tij me Gjermaninë dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën. Nëse nuk do të jenë shqiptarët të aftë ta lidhin atë, këtë do ta bëjë Gjermania. Dhe kështu Gjermania do ta çlirojë përfundimisht Kosovën nga Hashimët e Serbia për inatin tonë, të shqiptarëve!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat