Tre vëllezërit problematik

Politika

Tre vëllezërit problematik

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 25 tetor 2018 Në ora: 14:21
Hashim Thaçi dhe Gani Thaçi

Tre vëllezërit Thaçi nga Buroja e Drenicës, po tregohen persona problematik dhe të rrezikshëm për vendin.

Nga kërcënimet e zyrtarëve policor e problemet fizike prej gangsterësh, deri në lojën më të rrezikshme, atë të lëvizjes së kufijve, Thaçët siç duket nuk po mund t'i ndalë as populli.

Nazmi Thaçi kishte kërcënuar policët e Kosovës para disa kohësh. Ai ishte revoltuar që ishte ndalur për një kontroll nga zyrtarët policor. Kur polici Sami Hoti kishte kërkuar që të dilte nga vetura, kishin pasuar kërcënimet ndaj tij se “do të merren masa për shkak se kishte ndalur pa arsye vëllanë e presidentit”. ai nuk u prek nga drejtësia, duke marrë fshehurazi dhe padrejtësisht pak amnisti prej vëllait të tij president.

Në ora 01:00 kishte thënë se kishin ndalur një veturë te tipit VW Pasat ngjyrë e zezë me targa 01-851-11 G, drejtuesit e të cilit i ishin kërkuar dokumenti identifikues dhe dokumentet e automjetit. Në raport thuhet se personi që ndodhej në veturë, kishte vetëm librezën e veturës që ishte në pronësi të Alban Mehmetit. Policia i kishte kërkuar Thaçit që të dilte nga vetura duke e pyetur se a kishte diçka të dyshimtë me vete. Nazmi Thaçi i kishte thënë se në brez ka armën me leje, model HS kalibri 9×19 milimetra me numër serik H104072 dhe me 16 fishek në karikator.

Polici në një raport që kishte sqaruar situatën kur ishte kërcënuar nga vëllai Thaçit. “Pasi e kemi shoqëruar në automjetin zyrtar i kemi lejuar që t’i telefonojë djalit të tij që t’ia sjellë dokumentet e identitetit dhe armës, atëherë i njëjti na u drejtua me fjalët se ;unë jam vëllai i Hashim Thaçit dhe nesër në mëngjes kam me i shku në zyrë të Shpend Magjunit dhe kam me e njoftua që të marr masa ndaj jush për arsye se ju e keni ndalë vëllanë e Presidentit pa arsye”, shkruan më tej në raport.

E vëllai tjetër, Gani Thaçi, sulmoi fizikisht dy persona ditën e mërkurë. Njëri prej viktimave të Thaçit ka qenë drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Blerim Pushkolli, ndërsa tjetri ka qenë drejtori i “Iliria”, Giani Sokoliq.

Vëllai i tij president, u distancua kësaj radhe nga ky rast, duke thënë se, kjo është individuale dhe duhet të gjykohet drejtë nga institucionet e drejtësisë.

E për njërin nga vëllezërit Thaçi, Hashimin, kemi aq shumë gjëra të shkruajmë, mirëpo i dimë pothuajse të gjitha. Madje, të bëmat e tij mund të konsiderohen edhe më të rrezikshme se sa veprimet dhe sjelljet e dy vëllezërve të tij. Ai po luan me kufijtë e Kosovës, të përgjakur nga shumë dëshmorë të vendit në mbrojtje të tyre.

Ai me idenë e tij për korrigjim kufijsh, po thirret në atë se me këtë marrëveshje, do të ndodh njohja e plotë nga ana e Serbisë, e Kosova do të marrë Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin, ndërsa Serbia nuk do marrë asnjë centimetër tokë të Kosovës dhe asgjë nga resurset natyrore. Logjikisht kjo ide nëse arrihet siç thotë presidenti, do të jetë historike përgjithmonë. Por, nuk duhet të kemi aspak besim në atë se çfarë thotë ai, duke u bazuar nga e kaluara e tij. Madje, pse duhet të na njoh Serbia nëse ia marrim edhe disa territore që zyrtarisht gjenden nën kufijtë e saj, në këmbim të asgjëje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat