“Qeveria Haradinaj po gënjen”

Politika

“Qeveria Haradinaj po gënjen”

Nga: D.B. Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:44
Ilustrim

Kosova ka nevojë për ushtrinë në sensin e konsolidimit të shtetit, pasi kjo nuk e ndryshon aspak gjendjen në vend, dhe se nuk pritet që Kosova të ketë imazh më të mirë. Kështu ka vlerësuar analisti politik, Faton Mehmeti ku sipas tij, buxheti i Kosovës do të rëndohet më shumë, sepse FSK-ja nuk ka para të mjaftueshme.

Ai ka thënë  për “Bota sot” se e vlerëson krejtësisht të humbur periudhën 10 vjeçare të vonimit për formimin e ushtrisë, e cila në vetvete ka shërbyer si pretekst për luftë politike ndaj një partive politike të caktuar.

Image
Faton Mehmeti

“Jam shumë skeptik se FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme logjistike për të qenë një ushtri siç duhet. Duhet ditur se askush nuk është kundër ushtrisë, por duhet vepruar sipas rrethanave të kohës dhe vendimeve më pasoja të gjata. Kosova duhet të fillojë luftën kundër korrupsionit, së pari duke ndryshuar sistemin e pastaj për të pasur një pasqyrë me pozitive për vendin në botë. E këtë gjë nuk mundet dot ta bëjë as formimi i ushtrisë. Kjo është propagandë që ushtria mund të formohet këtë vit. Kjo nuk do të ndodh, pasi Qeveria Haradinaj po gënjen, madje as SHBA-ja nuk pranon një gjë të tillë pa ndryshime kushtetuese, e që në këtë marrëveshje duhet të jetë edhe Lista Srpska e kjo është e komplikuar. Gjithsesi ushtria duhet të formohet, por pa ndikime politike, që dyshoj se nuk do të ndodh duke e ditur se Hashimi dhe Ramushi kanë njerëzit e tyre aty”, ka thënë analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat