Zogaj tregon zgjidhjen më të mirë mes shqiptarëve dhe serbëve

Politika

Zogaj tregon zgjidhjen më të mirë mes shqiptarëve dhe serbëve

Nga: G.B Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:58
Skënder Zogaj

Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Kështu ka deklaruar dje në Serbi deputeti i Parlamentit Gjerman nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, i cili ka shtuar se për t’u normalizuar raportet ndërshtetërore,  Serbia duhet të njohë ‘de jure’ pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndërsa që edhe Enver Hoxhaj ka thënë se duhet shfrytëzuar kushtëzimin e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë variantin më të mirë, që të zgjidhet çështja në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe Hoxhaj e ka thënë pasi e di që është një mundësi që duhet shfrytëzuar.

“Bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë variantin më të mirë që “me një udhë me i kry dy punë”; pra që të ndodh njohja reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të zgjidhet çështja shqiptaro-serbe dhe që njëherazi të dyja të hyjnë në BE! Kjo do të ishte gjëja më e mirë sikur të ndodhte, mirëpo, as Kosova as Serbia nuk kanë sy as tru për të parë dhe për gjykuar të mirën që po u ofrohet! Zv/kryeministri Hoxhaj është diplomat me përvojë dhe e kupton shansin që duhet shfrytëzuar”, është shprehur ai.

Sa i përket deklaratave nga zyrtarët serb se nuk do ta njohin asnjëherë Kosovën shtet, Zogaj thotë se faktikisht ata e kanë njohur, por që po shtiret në mënyrë që të përfitojë.

“Sa i përket Serbisë, nuk e ka seriozisht kur thotë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse në fakt e ka njohur, por po shtiret sikur nuk e ka njohur, me shpresën që të përfitojë edhe ndonjë gedhanje, që Serbia i ka shumë në qejf! Udhëheqja kosovare duhet të kryejë detyrat e veta shtetërore dhe të mos e humbas shansin historik që iu ka ofruar”, ka deklaruar Skënder Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat