Kërcënimi i Agim Bahtirit tregon brishtësinë e situatës së sigurisë në Mitrovicë

Politika

Kërcënimi i Agim Bahtirit tregon brishtësinë e situatës së sigurisë në Mitrovicë

Nga: A.M. Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:54
Agim Bahtiri

Ditë më parë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një e-maili është kërcënuar me vdekje. Është bërë e ditur se kjo letër është e shkruar në gjuhën serbe dhe se ka të bëjë me paralajmërimin e kryetarit Bahtiri për hapjen e urës Ibrit.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se kërcënimi ndaj kryetarit Bahtiri tregojnë për brishtësinë e situatës së sigurisë në këtë qytet dhe në tërësi në pjesën veriore të vendit.

“Kërcënimi që iu është bërë kryetarit të Komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri në kohën kur po flitet për procesin e hapjes së urës dhe qarkullimit të lirë në të dyja pjesët e qytetit, tregon edhe një herë për brishtësinë e situatës së sigurisë në këtë qytet dhe në tërësi në pjesën veriore të vendit, përkundër bisedimeve me Serbinë në Bruksel dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara që kanë të bëjnë me qytetin e Mitrovicës dhe pjesën veriore”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Për më tepër, ai ka shtuar se është mirë që në këtë rast të priten hetimet nga organet kompetente që të mos bëjmë paragjykim për autorët e mundshëm të kërcënimit ndaj Bahtirit.

“Është mirë që të pritet hetimi i këtij rasti nga policia e Kosovës për të parë seriozitetin e këtij kërcënimi por edhe adresën nga ka ardhur, që mos të bëjmë paragjykim për autorët e mundshëm të kërcënimit ndaj kryetarit Bahtiri”,ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka folur për mos reagimin e udhëheqësve të institucioneve të larta të shtetit të Kosovës  rreth këtij rasti, ku thotë se  tregon se popullata shqiptare, nuk janë prioritet i Prishtinës zyrtare.

“ Ndërsa mos reagimi i udhëheqësve të institucioneve të larta të shtetit të Kosovës për këtë rast, tregon edhe një herë se problemet me të cilat ballafaqohen Mitrovica dhe veriu i vendit, sidomos popullata shqiptare, nuk janë prioritet i Prishtinës zyrtare siç nuk ka qenë deri më tani. Pra jemi dëshmitar të deklaratave boshe, elektorale gjoja për përmirësim të gjendjes në këtë pjesë të vendit, por situate ë teren, incidentet që ndodhin atje, vazhdimi i funksionimit të strukturave paralele serbe, dhuna dhe sulmet që ushtrohet ndaj qytetarëve shqiptar në pjesën veriore , gjithnjë i kanë demantuar këtë deklarata të udhëheqësve tanë shtetëror”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat