Kosova ka kuadro ushtarake, më të mirë se shumë vende në Ballkan

Politika

Kosova ka kuadro ushtarake, më të mirë se shumë vende në Ballkan

Nga: A. M Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:38
FSK

Kosova ka kuadro shumë profesionale vetëm se duhet të vlerësohen ato. Kështu ka vlerësuar analisti politik Rexhep Shahu i cili në një prononcim ka thënë për “ Bota sot” se nuk është çështje paaftësie e faktorit Kosovë, për ta formuar e perfeksionuar FSK-në por është çështje kushtëzimesh që mund ti vendosën Kosovës.

Sipas tij, 10 vite për të pritur deri në formimin e ushtrisë janë shumë më shumë se shumë, tepër gjatë, por duhet të parashikohet se çfarë mund ndodh brenda vitit, se leje më për 10 vite.

“Ndërsa sa i përket asaj se a ka kuadro Kosova, unë mund të them se ka kuadro ushtarake më të mirë se shumë vende në Ballkan, kuadro ushtarake të shkolluar dhe me përvojë të vërtetë luftarake në fronte luftë në vendet fqinjë të saj me Serbinë dhe në luftën e vet Kosovës. Pra siç e ceka edhe më lartë Kosova ka kuadro shumë profesionale vetëm se duhet të vlerësohen ato”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat