Vesel Makolli flet për kërcënimet ndaj Agim Bahtirit

Politika

Vesel Makolli flet për kërcënimet ndaj Agim Bahtirit

Nga: N.A Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:35
Vesel Makolli

Angazhimi i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që sa më shpejtë të hapet për qarkullim Ura e Ibrit u konvertua në kërcënim që i erdhi të parit të komunës së Mitrovicës.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri, është njoftuar policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse.

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se çdo kërcënim me jetë, jo vetëm që është i rrezikshëm, por është edhe anti njerëzor e në rastin e Bahtirit edhe kundër shtetit.

“Urat janë simbole të bashkimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm. Ata që janë kundra hapjes së urës, jane getoista dhe janë kundra interesave të bashkësisë së tyre etnike. Është marrëzi e llojit të vetë, që sot në shekullin XXI, në mes të Evropës, dikush është kundër hapjes së urës dhe çka është edhe më tragjike, kërcënon me vdekje, kryetarin Agim Bahtiri i cili dëshirojnë hapjen sa më të shpejt të urës, gjegjësisht të lëvizjes së lirë të automjeteve në dy drejtimet. Çdo kërcënim me jetë, jo vetëm që është i rrezikshëm, por është edhe anti njerëzor e në rastin tonë edhe kundër Shtetit tonë, dhe krijon destabilitete në vend dhe regjion” ka thënë ai.

Makolli ka nënvizuar se nuk ka fuqi që mund ta ndal hapjen e urës, pasi që edhe me marrëveshje ndërkombëtare është e paraparë të një gjë e tillë.

“Çdo hap që merret nga organet legjitime të shtetit tonë, për përmirësimin e kushteve të jetës në pjesën veriore të vendit, kundërshtohet nga qarqet dhe grupet të cilat janë kundra funksionimit normal të shtetit tonë në atë pjesë të vendit. Hapja e urës është një moment që duhet të përkrahet nga të gjithë njerëzit e civilizuar dhe pro-demokratikë dhe pro-perëndimor. Nuk ka fuqi që mund ta ndal hapjen e urës, pasi që edhe me marrëveshje ndërkombëtare është e paraparë të hapet. Agim Bahtiri e ka përkrahjen e plotë për hapjen e urës. Qeveria e ka dënuar ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit Bahtiri, nëpërmjet zëvendës Kryeministrit të parë të qeverisë dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli”, ka përfundaur Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat