“Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten, nuk mund të jep më shumë”

Politika

“Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten, nuk mund të jep më shumë”

Nga: N.H Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:48
Qeveria e Kosoves

Analisti dhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk mund të jep më shumë, pasi që, sipas tij, kapaciteti intelektual i kësaj qeverie nuk e lejon.

“Qeveria Haradinaj në fakt i ka realizuar pritjet e para një viti. Kur them realizim, mendojë që e ka ndërprerë anarkinë institucionale sepse ngërçet politike treguan që janë të papërballueshme për Kosovën, si politikisht dhe ekonomikisht. Ndërsa, për nivelin e qeverisjes duke marrë parasysh koalicionin e madh dhe në anën tjetër me rriskë në parlament, kjo qeveri nuk mund të jep më shumë, sepse kapaciteti intelektual i kësaj qeverie nuk e lejon”, ka thënë Kadriaj.

Me tej ai ka shtuar se kjo qeveri nuk ka stabilitet dhe është sa për të thënë se vendi ka institucione.

Image
Mustafë Kadriaj

“Kjo qeveri tani e tutje do të jetë ngarkesë dhe duhet t’i lëshojë rrugën një qeverie të re, sepse performanca e dobët dhe përveç deficitit intelektual dhe një numri të konsiderueshëm të ministrave me padi gjyqësore dhe njëherit ndërrimi i ministrave e zëvendësministrave tregon që kjo qeveri nuk ka stabilitet me ketë po dëshmon që kjo qeveri më shumë po i ngjanë një qeverie në gjithëpërfshirëse apo në detyrë vetëm sa për të thënë që kemi institucione që kjo qeveri do të rrëzon vetveten”, është shprehur ai.

Në fund, Kadriaj ka theksuar se në fund të vitit duhet të ketë zgjedhje të reja dhe fillimi i vitit tjetër ta gjejë Kosovën me qeveri të re.

“Kjo qeveri nuk ka me kuantitet dhe kualitet për t’i kryer detyrat e veta, dhe është kulturë demokratike që t’i lëshon rrugë një qeverie të re sepse tani e tutje kryeministri më shumë po bënë disa veprime makijazhi se sa veprime që do të kenë efekte ekonomike. Kështu që fundi i vitit duhet të ketë zgjedhje dhe fillimi i vitit tjetër të gjënë Kosovën me qeveri të re”, ka përfunduar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat