Rreziku nga ndikimi turk në Kosovë, Ngjela: Kujdes nga neo-osmanizmi

Politika

Rreziku nga ndikimi turk në Kosovë, Ngjela: Kujdes nga neo-osmanizmi

Nga: D.RR Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:00
Erdogan dhe Vuçiq

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka folur për ndikimin turk dhe rrezikun e diplomacisë turke në Kosovë.

Sipas tij, duhet gjithmonë të kemi kujdes nga ky shtet, sepse gjymtimi i territorit shqiptarë ka ardhur fillimisht nga osmanët. Ngjela thekson se duhet të kemi kujdes nga neo-osmanizmi.

Image
Spartak Ngjela

“Sigurisht që duhet të ketë kujdes, se edhe këtë diplomaci nuk dihet se kush e paguan. Ka një fakt historik - më shumë në ndarjen dhe gjymtimin e territorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor ka vepruar politika osmane. Ajo ka qenë e gjitha me sllavët e jugut kundër territoreve shqiptare dhe gjuhës shqipe. Sot, po shohim që presidenti Erdogan kërkon të kalojë në neo-osmanizëm. Atëherë, logjika është shumë e thjeshtë: Ajo politikë nuk mund të jetë për ngritjen dhe vlerësimin historik territorial të Arbërisë”, është shprehur ai.

Duke përmendur kujdesin nga kjo dukuri, Ngjela thotë se, diplomacia ruse e sllave kanë thënë se nuk shqiptarë, por turq në Ballkanin Perëndimor.

“Zotërinj, a e dini pse jemi ndarë dhe gjymtuar si komb ne shqiptarët? Sepse gjithë diplomacia ruse, gjithë propoganda e sllavëve të jugut, gjithë propoganda greke ka thënë se: nuk ka shqiptarë, por turq në Ballkanin Perëndimor. Por edhe osmanët kështu kanë thënë. Atëherë gjykimi im vjen dhe përfundon në këtë maksimë: Kujdes nga neoosmanët”, ka theksuar Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat