Zeka dhe Berisha “pro” rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja i mirëpret!

Politika

Zeka dhe Berisha “pro” rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja i mirëpret!

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:06
Deputetët e LDK-së

Ditë më parë dy deputetë të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe Zafir Berisha kanë deklaruar se mund t`i ndihmojnë opozitës për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, përkundër që partia e tyre është pjesë e koalicionit qeverisës.

Lidhur më këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka deklaruar për “Bota sot” se bashkëngjitja e deputetëve të pozitës për rrëzimin e Qeverisës japin kontributin në dobi të vendit.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Po ashtu, ajo ka deklaruar se është e rëndësishme që disa nga ata e kanë parë dështimin e qeverisë aktuale dhe si zgjedhje shohin rrëzimin e Qeverisë.

“Secili deputet nga koalicioni qeverisës që shpreh gatishmërinë për tu bashkangjitur opozitës në rrëzimin e qeverisë jep kontributin e vet në dobi të vendit. E rëndësishme është që edhe disa nga ta po e shohin dështimin e plotë të qeverisë aktuale dhe zgjidhja me optimale është rrëzimi i kësaj keqqeverisje. Se kur është koha tani nuk ka çka flitet sepse si duket ajo tashmë veç po ikën....”, ka deklaruar Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat