Në këtë vit vetëm një njohje për Kosovën, ky është komenti i zv.ministres së jashtme

Politika

Në këtë vit vetëm një njohje për Kosovën, ky është komenti i zv.ministres së jashtme

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:18
Ilustrim

Gjatë këtij, Kosova u njoh si shtet vetëm nga një vend, Barbarosi. Ministria e jashtme nuk po arrin t’i bind shtet tjera që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

Zëvendësministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Rejhan Vuniqi, duke folur për “Bota sot” lidhur me këtë temë, ka thënë se, ministria e jashtme po angazhohet maksimalisht për të finalizuar njohjen nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Image
Rejhan Vuniqi

“Ministria dhe Ministri Pacolli personalisht janë plotësisht të angazhuar në procesin e njohjes së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-se si dhe Samiti i Frankofonise ku Kosova mori statusin e anetarit te asociar, ishin platforma të mira për të lobuar më tej, ku u takuam më shumë delegacione. Ne kemi vizituar disa vende që janë në proces të njohjes së Kosovës dhe disa prej tyre po finalizojnë procedurat e brendshme. Kur dhe si nuk do të jemi në gjendje të themi pasi është një çështje qe vendoset nga një qeveri tjetër dhe për të mbajtur diskrecionin e procesit. Por puna po bëhet drejtpërdrejt me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, është shprehur Vuniqi.

Njohjen e Kosovës si shtet nga vendet tjera, ajo e quan proces të pandalshëm, dhe shton se ministria në të cilën ajo bën pjesë, po punojnë drejtpërdrejtë me vendet që kanë për disa arsye hezitim për të njohur Kosovën.

“Njohja e Kosovës është një proces i pandalshëm. Gjeografia është globale. Vendet kanë të drejtën sovrane për të marrë vendime dhe ne jemi duke punuar me disa vende për të shpejtuar procesin. Ne jemi duke punuar me vendet që kanë për disa arsye hezitim për të njohur Kosovën, ndaj sfidat janë më të mëdha”, ka thënë për “Bota sot”, zëvendësministrja Rejhan Vuniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat