Kërkohet rigjykim në rastin Kumanova, Islami: Proces i montuar politiko-gjyqësor

Politika

Kërkohet rigjykim në rastin Kumanova, Islami: Proces i montuar politiko-gjyqësor

Nga: D.RR Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:43
Gjykimi në rastin "Kumanova"

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, partia të cilën ai e drejton ka dërguar kërkesë në zyret e Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, që të ketë një rigjykim në rastin “Kumanova”, e kjo të bëhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve dhe vlerësimeve të paanshme nga ta.

Image
Gazmend Islami

“Partia e Balli Kombëtar Demokrat, ka dërguar kërkesë drejtuar Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, ku kërkojmë që shteti ynë të shtrin ndikimin e tij që të ketë një rigjykim në rastin “Kumanova”, e kjo të bëhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve dhe vlerësimeve të paanshme nga ta. BKD nuk e sheh si të drejtë gjykimin e fundit për rastin “Kumanova” dhe shpresojmë që kjo kërkesë të merret parasysh dhe të fillojnë sa më parë procedurat për rigjykim”, ka thënë Islami.

Ai thekson se në gjykimin e rastit “Kumanova”, ka pasur politika antishqiptare nga shteti maqedonas dhe proces i montuar politiko-gjyqësor.

“Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me gjykimin e rastit Kumanova, ku gjykata e Shkupit e dëshmoi përsëri që ende ekzistojnë politika antishqiptare e shtetit Maqedonas. Ky gjykim shihet si shkelje e të drejtave te njeriut, dhe si nje proces i montuar politiko-gjyqësor. Dënimi i 37 të akuzuarve lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit te vitit 2015, në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë ku shumica e tyre ishin ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  7 prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, dhe tjerët me rreth 8 shekuj  burgim, shihet si e padrejtë dhe e papranueshme”, është shprehur Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat