Topalli tregon se kur është momenti për rrëzimin e qeverisë: PSD i ka dorëzuar 12 nënshkrime

Politika

Topalli tregon se kur është momenti për rrëzimin e qeverisë: PSD i ka dorëzuar 12 nënshkrime

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:45
Faton Topalli

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se grupi parlamentar i partisë së tij tashmë kanë marrë veprime për rrëzimin e Qeverisë.

“Ka kohë që PSD i ka dorëzuar 12 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë. Pra kemi shprehur hapur dhe me një veprim substancial qëndrimin dhe gatishmërinë tone. LDK dhe LVV nuk kanë ndërmarr asnjë hap konkret për rrëzimin e qeverisë, madje nuk i kane mbledhur as nënshkrimet e tyre”, ka thënë deputeti i PSD-së për “Bota sot”.

Për më tepër, Topalli ka theksuar se nëse ka deputet të pozitës që janë të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë e kanë mbështetjen e PSD-së, ndërsa mendon se duhet të punohet akoma për largimin e qeverisë.

“Nëse ka deputet të pozitës që janë të gateshim, atëherë e kanë mbështetjen tonë. Koha për rrëzimin e qeverisë është në atë moment kur ne të gjithë së bashku të kemi 61 vota. E ky moment nuk ka ardhur akoma. Votat tona, pa ato të taborit qeveritar, nuk janë të mjaftueshme. Kjo do të thotë që duhet të punojmë akoma”, ka përfunduar Topalli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat