Pacolli “godet” Haradinajn: U bëre kryeministër duke premtuar liberalizimin brenda 90 ditëve, tregoje të vërteten...

Politika

Pacolli “godet” Haradinajn: U bëre kryeministër duke premtuar liberalizimin brenda 90 ditëve, tregoje të vërteten...

Nga: P.R Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:46
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë ditës së sotme, ka “goditur” keq kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pacolli ka thënë se Haradinaj kishte premtuar liberalizimin brenda 90 ditësh, ndërsa sot duhet të japë përgjegjësi.

“Ramush Haradinaj  i cili u bë kryeminstër duke premtuar liberalizimin e vizave brenda 90 ditëve dhe i cili në emër të vizave i fali Malit të Zi 8200 hektar tokë, po ashtu edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme Behxhet Pacolli, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministri i drejtësisë Abelard Tahiri  dhe ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha duhet që sot të mbajnë përgjegjësi dhe të japin dorëheqje për situatën e krijuar”, tha Pacolli gjatë një konferencë për media, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Pacolli ka  shtuar se shumë shtete tash më janë kundër liberalizimit të vizave, madje edhe ato që e kanë përkrahur shtetin e Kosovës, për shumë vjet, por një gjë të tillë po e mban të fshehtë qeveria. Ajo e ka ftuar Haradinajn që tua thotë të vërtetën qytetarëve.

“ Ne kemi disa të dhëna tani se nga takimet e fundit që janë bërë, pra takime teknike, pas vendimit të Komisionit Evropian dhe pas vendimit të Parlamentit në këto takime po del se një numër i madh i shteteve janë kundër liberalizimit të vizave. Qeveria ka më shumë informacione, mirëpo këto nuk po i ndan me qytetarët e Kosovës, nuk po i ndan as me neve si deputet, e as me juve si gazetarë. Qeveria ka më shumë informacione, mirëpo këto nuk po i ndan me ne dhe me qytetarët e vendit, por po kërkon gjetjen e fajtorit. Nuk po konsideron veten, por qytetarët e Kosovës dhe BE-në si fajtore”, përfundoi deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat