Kosova në pozitë të favorshme: Serbia e detyruar t’i rregulloj raportet me Kosovën për anëtarësim në BE

Politika

Kosova në pozitë të favorshme: Serbia e detyruar t’i rregulloj raportet me Kosovën për anëtarësim në BE

Nga: Bota Sot Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:02
Flamuri i Kosoveës dhe BE-së

Bashkimi Evropian kërkon prej shteteve që pretendojnë të bëhen pjesë e saj, që të mos kenë konflikte me fqinjët e tyre.

Kështu thotë deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, për gazetën “Bota sot”, i cili shton se BE-ja kërkon që Serbia t’i mbyllë çështjet me Kosovën, pasi dëshiron që shtetet që jenë pjesë e saj të mos kenë konflikte me fqinjët.

E këtë fakt Topalli e sheh si të favorshme për Kosovën.

Image
Faton Topalli

“Bashkimi Evropian kërkon nga shtetet që pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, mes tjerash të mos kenë konflikte me fqinjët e tyre. Në këtë kuptim, Serbia është e detyruar t‘i rregullojë raportet me Kosovën për t’i hapur rrugën Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky fakt e vë Kosovën në një pozitë më të favorshme”, është shprehur ai.

Sipas Topallit, Kosova ka arsye që t’i rregullojë raportet me Serbinë, pasi ajo i bllokon shumë procese të Kosovës në anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar.

“Në anën tjetër Serbia është bllokuese e shumë proceseve që po e pengojnë Kosovën drejt anëtarësimit në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar. Në këtë kuptim edhe Kosova ka shumë arsye, edhe të tjera, për t‘i rregulluar marrëdhëniet me Serbinë. Bisedimet me Serbinë nuk do të kenë asnjë kuptim, nëse vihet çfarëdo nënshkrimi në një marrëveshje brenda së cilës Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka deklaruar deputeti Topalli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat