Rugova: Adresa e saktë e urdhërdhënëseve është Beogradi

Politika

Rugova: Adresa e saktë e urdhërdhënëseve është Beogradi

Nga: A.M Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:17
Naser Rugova

Në mëngjesin e hershëm të së dielës, në oborrin e  shtëpisë së një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në lagjen “Bosna” në veri të Mitrovicës, është zbuluar një bombë e montuar.

Por, fatmirësisht, Polica e Kosovës dhe Njësia speciale kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta largojnë me sukses, pa shkaktuar të lënduar apo dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë javëve të fundit ka pasur edhe sulme të tjera ndaj shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova mendon se presioni ndaj shqiptarëve në Mitrovicë buron nga Beogradi në mënyrë që të provokoj destabilizim në prag të prag të fazës finale të bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Vlerësoj se ky presion ndaj shqiptarëve po intensifikohet kohëve të fundit, adresa e saktë e urdhërdhënëseve të këtij presioni është Beogradi në mënyrë që të provokoj destabilizim të asaj pjese mu në prag të fazës finale të dialogut mes dy shteteve”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat