Deputetja e PDK-së i kundërpërgjigjet opozitës: E pakuptimtë kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme

Politika

Deputetja e PDK-së i kundërpërgjigjet opozitës: E pakuptimtë kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme

Nga: N. H Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:26
Partia Demokratike e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka reaguar kundrejt deklaratave të opozitës, derisa këta të fundit kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Izmaku në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vendin e presin vendimmarrje të mëdha dhe shumë të rëndësishme, andaj e ka konsideruar si të pakuptimtë kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Image
Xhevahire Izmaku

"Në parim çdo opozitë tenton t’i ofrojë vetës një shans më shumë afër pushtetit. Ky diskurs lidhur me zgjedhjet, është deklarate e zhveshun politikisht për aq sa me kuptu që nuk ka seriozitet. Momentin kur vendin e presin vendimmarrje të mëdha dhe shumë të rëndësishme për vendin, është shumë e pakuptim kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do të ishte aspak një situatë kur do të fitonte Kosova dhe poashtu, nuk e besojë që do të kishte ndryshime drastike të lidershipit", ka thënë Izmaku.

Deputetja nga radhët e pozitës ka shtuar me tej se subjektet politike nuk janë të disponuar për zgjedhje, edhe për faktin siç ka thënë ajo, pasi shumica prej tyre ose kanë filluar proceset e brendshme zgjedhore ose do t’i fillojnë së shpejti.

“Asnjë subjekt seriozisht nuk është i disponuar edhe për faktin që shumica ose kanë fillu proceset e brendshme zgjedhore ose do t’i fillojnë së shpejti.  Ne e kemi obligim si institucione të merremi me përmbylljen e fazës së dialogut dhe të merremi me proceset integruese në fazën ku jemi e tek më pastaj është e dhe reforma zgjedhore. Nuk do të ketë zgjedhje kualitative nëse s'do të ketë reformë zgjedhore”, ka përfunduar deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat