Kosova një arenë klanesh, rrëzimi i Qeverisë Haradinaj shpëtim

Politika

Kosova një arenë klanesh, rrëzimi i Qeverisë Haradinaj shpëtim

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 tetor 2018 Në ora: 08:22
Mbledhja e Qeverisë, foto arkiv

“Koha më e mirë për rrëzimin e qeverisë ishte dje pra kjo qeveri sa më parë që do të rrëzohet është më mirë për vendin. Këtë e them jo vetëm që kjo qeveri nuk i ka numrat por edhe për shkak se kjo qeveri me përbërjen e saj është pa kompetence profesionale dhe pa fuqi për të bërë detyrën. Pra, kjo qeveri është formuar me deputet të blerë dhe jashtë vullnetit të popullit, që nga momenti i themelimit të kësaj qeverie ne kemi punuar fuqishëm që kjo qeveri të bjerë”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për “Bota sot”.

Qeveria e Kosovës e ka humbur besimin edhe të partnerëve të koalicionit, kjo pasi që edhe deputetë të pozitës kanë treguar gatishmërinë e tyre për largimin e saj.

Gjatë këtij muaji kanë ndodhur shkarkime dhe emërime të ndryshme në Qeverinë Haradinaj. Ministra e zëvendësministra për arsye të ndryshme, janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Po ashtu, ka pasur edhe paralajmërime për dorëheqje, por që nuk kanë ndodhur ende.

Nga kjo del se në koalicionin Qeverisës nuk janë të mira raportet ndërmjet udhëheqësve të partive.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, e pyetur nga “Bota sot” se a është tani koha më e mirë për rrëzimin e Qeverisë, ka thënë se sa më shpejt duhet të ndodhë një gjë e tillë.

“Thënë troç  sa më shpejtë më mirë. Në të kundërtën ata janë bërë më shumë se ne parlamentu e kam frikë se do na shpërndajnë ata neve...zanatin e dinë”, ka thënë deputetja Kajtazi për “Bota sot”.

Millaku: Kjo qeveri duhet rënë për të mirën e vendit

Image
Drita Millaku

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka thënë se kjo qeveri është formuar me deputet të blerë dhe jashtë vullnetit të popullit dhe se kjo qeveri do të duhet që të rrëzohet për të mirën e vendit.

“Koha më e mirë për rrëzimin e qeverisë ishte dje pra kjo qeveri sa më parë që do të rrëzohet është më mirë për vendin. Këtë e them jo vetëm që kjo qeveri nuk i ka numrat por edhe për shkak se kjo qeveri me përbërjen e saj është pa kompetence profesionale dhe pa fuqi për të bërë detyrën. Pra, kjo qeveri është formuar me deputet të blerë dhe jashtë vullnetit të popullit, që nga momenti i themelimit të kësaj qeverie ne kemi punuar fuqishëm që kjo qeveri të bjerë”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, deputetja Millaku ka shtuar se qeveria nuk bën asnjë veprim të vetëm për të përmirësuar krizën ekonomike, por vazhdon të keqpërdorë buxhetin.

“Nuk do të ishte mirë që kjo qeveri të vazhdonte punën sidomos në këtë situatë  ku vendi përballet me krizë ekonomike dhe ku qeveria nuk bën asnjë veprim të vetëm për të përmirësuar këtë gjendje përkundrazi dëmton edhe keqpërdor edhe atë buxhet që ka në mënyrën më të egër pa nikoqirllëk”, ka potencuar deputetja e VV-së .

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe rastin e diplomatëve të saj, si dhe ka përmendur mos koordinimin e tre institucioneve kryesore të vendit.

“Kjo qeveri është e padobishme edhe në aspektin e imazhit në botë ku ky konstalacion politik janë të konsumuar me plot skandale dhe pa takt diplomatik duke vepruar pa harmonizim ku qeveria, presidenca dhe kuvendi kanë qëndrime të ndryshme  dhe zëri i tyre në botë për tema të rëndësishme për vendin është i ndryshëm. Pra, kjo qeveri duhet rënë për të mirën e vendit”, ka deklaruar deputetja Millaku.

Topalli: PSD i ka dorëzuar 12 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë

Image
Faton Topalli

Ndërkaq, deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se grupi parlamentar i partisë së tij tashmë kanë marrë veprime për rrëzimin e Qeverisë.

“Ka kohë që PSD i ka dorëzuar 12 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë. Pra kemi shprehur hapur dhe me një veprim substancial qëndrimin dhe gatishmërinë tone. LDK dhe LVV nuk kanë ndërmarr asnjë hap konkret për rrëzimin e qeverisë, madje nuk i kane mbledhur as nënshkrimet e tyre”, ka thënë deputeti i PSD-së për “Bota sot”.

Për më tepër, Topalli ka theksuar se nëse ka deputet të pozitës që janë të gatshëm për rrëzimin e Qeverisë e kanë mbështetjen e PSD-së, ndërsa mendon se duhet të punohet akoma për largimin e qeverisë.

“Nëse ka deputet të pozitës që janë të gateshim, atëherë e kanë mbështetjen tonë. Koha për rrëzimin e qeverisë është në atë moment kur ne të gjithë së bashku të kemi 61 vota. E ky moment nuk ka ardhur akoma. Votat tona, pa ato të taborit qeveritar, nuk janë të mjaftueshme. Kjo do të thotë që duhet të punojmë akoma”, ka përfunduar Topalli për “Bota sot”.

Duhanaj: Kosova është shndërruar në një arenë klanesh

Image
Leon Duhanaj

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, mendon se kjo Qeveri po mbijeton për  mbijeton shkaku i interesave të partnerëve sepse ndryshe do të binte.

“Të vrojtosh dhe të kuptosh që në ketë legjislaturë, nuk shkojnë gjërat ashtu siç duhet, është puna me e lehtë. Por, pyetja shtrohet; a i kishin punët me mirë legjislaturat tjera, qeveritë tjera? Assesi!

Pra, Kosova është shndërruar në një arenë klanesh që nuk bëjnë asgjë me shumë sa të luftojnë mes tyre për menaxhim resursesh. Për fat të keq, në ketë kohë kur kemi me së shumti nevojë për unitet kombëtarë, gjendemi të përçarë si mos me keq. Qeveria mbijeton shkaku i interesave të partnerëve sepse ndryshe do të binte.  Merrni me mend partia me dy deputet ka me së shumti ministri. Pra këtu nuk ka asgjë normale e as parimore. Ka vetëm luftë për grabitje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe gatishmërinë e disa deputetëve të pozitës për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij , kjo mund të ndodh pasi që ndonjëra parti konsideron që mund të dalë më mirë përkatësisht t'i fitojë zgjedhjet.

“Pyetja se a do të shkohet në zgjedhje të reja  ngase ka sinjale nga disa deputet nga përbërja e koalicionit. Për mendimin tim, kjo mund të ndodhë për shkak të inateve, ose nëse ndonjëra parti konsideron që mund të dalë me mirë përkatësisht t'i fitojë zgjedhjet. Për ndryshe, deputetët, do ta ruajnë statuskuon, të paktën derisa ta përmbyllin me shumë se gjysmën e mandatit, duke u pozicionuar në mbrojtje të interesave personale, pastaj partiake. Në anën tjetër, zgjedhjet e reja mund të vinë, sepse ka sinjale që partitë interesohen ta dinë fuqinë elektorale, bazuar në sondazhet që po bëhen për çdo dit. Por, a do të sjellin zgjedhjet edhe zgjidhje, kjo  mbetet enigmë, pasi që nga eksperienca e dimë që viteve të fundit, me shumë kanë sjellë konfuzion se sa zgjidhje. E mira e së mirës do të ishte të kishim një konsensus nacional qoftë edhe duke i paracaktuar zgjedhjet pas një viti. Në këtë kohë do ta prezantonim Kosovën siç duhet dhe do të mbrohej sadopak interesi kombëtarë.  Pos kësaj do të mund të përmbyllej edhe ndonjë reformë zgjedhore”, ka thënë Duhanaj për “Bota sot”.

Burjani: Koha  e qeverive të  "taksiratit", ka përfunduar

Image
Blerim Burjani

-Ndërsa, analisti tjetër politik, Blerim Burjani ka  e konsideron qeverinë sikurse “hije” për shkak se nuk është  funksionale dhe se ka njerëz në këtë koalicion “zhvatës” PAN me qëllim të përfitimeve personale. Ai mendon se vetëm pritet momenti i rrëzimi, me se largu në pranverë ka zgjedhje , ndërsa më së afërmi mund të ndodhin deri me 10 dhjetor t e këtij viti.

“Kjo qeveri është  sikur "hije", nuk është funksionale, nuk është asgjë, por ka përplot njerëz të një koalicioni zhvatës PAN me qëllim të përfitimeve personale të njerëzve të shumtë që kanë bërë shumë ministri dhe zëvendësministra e lloj lloj koordinatoresh analfabet që shiten në opinion që din diçka, përplot njerëz të dobët dhe zhvatës, qeveri jo funksionale, kuvend jo funksional, s`ka asgjë,vetëm pritet momenti i rrëzimi, me se largu në pranverë ka zgjedhje , ndërsa më së afërmi mund të ndodhin deri me 10 dhjetor t e këtij viti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai potencon se ideja e këtij koalicioni për të mbetur në pushtet është përmes temave nacionale të rëndësishme si ushtria e dialogu, përderisa ka dështuar plotësisht në tema e përditshme dhe jetike të qytetarëve.

 “Është e humbje kohë më u marr më këtë kryeministër pa asnjë përvojë politikë e as profesionale që e luan rolin herë të pleqnar e herë të guximshmit, koha e këtyre liderëve arkaik dhe të edukuar ka kaluar tash më që 7 vjet e fundit , Kosova ka përplot njerëz të rinj të përgatitur shumë mirë në fusha të ndryshme, koha me u marr me lider mesjetar ka kaluar, kjo është kohë e re teknologjisë nuk duron njërin e pa dijshëm me u marr me gjëra që s`janë për të. Kjo qeveri është si një odë njerëzish që hanë e pinë dhe nuk paguajnë kurrgjë, pra e papërgjegjshme plotësisht. Ideja e këtij koalicioni me mbet në pushtet është përmes temave nacionale të rëndësishme si ushtri, dialogu përderisa ka dështuar plotësisht në tema e përditshme dhe jetike të qytetarëve ,mbrojtja shëndetësore, zhvillimi ekonomik dhe reforma e kategorive sociale me lloj llojë skema zhvatëse. Koha  e qeverive të  "taksiratit", ka përfunduar nuk ka kohë me u marr njerëzit me më njerëz të tillë, duhet ndryshuar , qytetaret duhet të përgatiten për një ndryshim të  madhe  që shtetin e dërgon me shpejt në BE dhe NATO”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat