Alarmon eksperti i sigurisë: Veriut po i ndërrohet demografia, ja çka po bënë Serbia? Bomba, vrasje...

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Veriut po i ndërrohet demografia, ja çka po bënë Serbia? Bomba, vrasje...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 tetor 2018 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Shqiptarët andej urës së lumit Ibër, konkretisht në pjesën veriore të Kosovës, nuk ndjehen aspak të sigurt.

Përkundër asaj që dikur ishin rreth 25 mijë shqiptar, sot jetojnë në atë pjesë mbi 1500, e kjo ka bërë që siguria në pjesën e okupuar nga Serbia të jetë minimale.

Gjendja aktuale në veri është tmerr për shqiptarët të cilët natën nuk guxojnë të dalin të lirë. Lëvizja e lirë andej është vetëm ditën, por jo gjithherë.

Rreziku është shtuar andej me prurjen e serbëve nga Knini dhe Bosnja, të financuar nga Serbia. Secila familje serbe  e ardhur në veri paguhet nga Serbia të paktën 300 euro për muaj, vetëm që të qëndrojnë dhe të popullzojnë veriun. Kurse, shqiptarët po ballafaqohen me spastrim etnik.

Me gjithë këtë gjendje rreziku për shqiptarët, një pjesë e mirë e tyre nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre për asnjë çmim. Ata po qëndrojnë stoikisht në trevat e tyre, përkundër asaj që Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk janë duke u përkujdesur fare për ta.

Në anën tjetër, Serbia po përkujdesët për popullzimin serb në veri, kurse Kosova nuk është e interesuar aspak të bashkëpunoj me shqiptarët andej, përveç ndonjë vizite spektakulare, siç ishte ajo e presidentit Thaçi, në Ujman!

Qindra herë kemi pasur raste kur shqiptarët civilë janë rrahur e maltretuar nga serbët. Shqiptarët janë përballuar edhe me bomba dhe plumba gjatë natës nga skenarët serb, vetëm e vetëm që të largohen nga aty dhe në këtë mënyrë të bëhet spastrimi etnik.

Image
Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami potencon se, pjesa e veriut të Kosovës mbi lumin Ibër, ku numri i madh i popullatës shqiptare që ishte dhe kishte prona në atë pjesë që nga përfundimi i luftës në mënyrë sistematike është bërë spastrimi etnik dhe gjithçka ka shkuar sipas skenarit serb.

“Me apo pa vetëdije institucionet e Kosovës në atë kohë, pasluftës dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë lejuar këtë veprim të strukturave të sigurisë së Serbisë pa uniformë dhe sot e kësaj dite ende vazhdon ky spastrim vetëm se kanë ndryshuar format por jo edhe përmbajtja”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Eksperti i sigurisë, thekson se, dhuna fizike dhe psikologjike ndaj civilëve dhe familjeve shqiptare si dhe blerja e pronave kanë qenë metodologjia e strukturave të sigurisë së Serbisë.

“Hedhja e bombave në oborre të shtëpive të shqiptarëve, rrahjet sistematike, vrasjet, si dhe blerja e pronave janë këto që efektin e kanë arritë dhe në anën tjetër popullzimi me refugjatë nga Knini, Bosnja dhe vendosja e tyre në veri të Kosovës, ka bërë që të ndërrohet demografia në atë pjesë”, pohon ai.

Ai shton se, kësisoj institucionet e Kosovës nuk kanë bërë sa duhet ose kanë bërë shumë pak.

“Unë nuk di që institucionet e Kosovës të kenë marrë një aksion të organizuar, një veprim institucional në mënyrë që të pengohen këto gjëra. Të gjithë pa dallim partie janë përgjegjës, ata të cilët ishin deri sot në pushtet. Qoftë LDK-ja, PDK-ja ose AAK-ja të gjithë këto parti që kanë ardhë në pushtet dhe kanë udhëheqë me qeverinë e Kosovës veprimet e tyre kanë qenë të zbehta dhe të padukshme. Kështu që, pjesa e veriut pavarësisht proklamimeve që funksionon sistemi i drejtësisë e sigurisë në atë pjesë është larg e të qenurit siguria në nivelin e duhur”, thotë Islami.

Ai shton se, siguria nuk është në nivelin e duhur në atë pjesë, për shkak se kjo është çështje politike.

“Deklaratat e politikanëve shqiptar se, mund të shkojnë në veri pa problem sikur çështja e presidentit Hashim Thaçi, me tërë aparatin e tij të sigurisë së shtetit, është një demagogji për shkak se të rinjtë tanë në atë pjesë rrahën në mënyrë sistematike. Për veriun e Kosovës, se si është gjendja e sigurisë vendos qeveria në Beograd”, përfundon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat