“Albin Kurti president, Vjosa Osmani kryeministre”

Politika

“Albin Kurti president, Vjosa Osmani kryeministre”

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 30 tetor 2018 Në ora: 18:26
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Tashmë kur Kosova po shkon drejt bllokimit total, opozita pothuajse çdo ditë po bën thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

E shumë analistë politik, kanë kërkuar që LDK dhe Vetëvendosje të rreshtohen në një front, pra të ketë një koalicion mes këtyre dy partive.

E për koalicionin mes LDK-së dhe Vetëvendosjes ka folur edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se do të bëjnë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.

Por sa ka gjasa të ndodhë një gjë e tillë dhe kush mund të jenë kandidatët e përbashkët të këtij koalicioni?

Gazeta “Bota sot”, ka biseduar me profesor, doktor Binak Maxharraj, i cili ka thënë se populli kërkon ndryshime, e që sipas tij këto mund t’i bëjë vetëm LDK dhe Vetëvendosje.

“Kërkohen ndryshime. Ndryshimet nuk mund te pritën nga ata qe e sollën këtë gjendje. “Krahu i luftës“ duhet te ikë nga pushteti, sepse e ka ba bërllog deri në gju. Me shtetin duhet te udhëheq një “Krah tjetër” i cili i qetë jashtë loje këtë Mafi politiko-ekonomike te korruptuar. Ndryshimet populli i pretë nga dikush tjetër nga opozita. Tashti e ka fjalën Opozita. Ajo duhet të organizohet fuqishëm. Në Opozitë janë LDK dhe LVV. Këto te dyjat duhet te ulën dhe te tregojnë mençuri dhe urtësi dhe te merren vesh për një koalicion parazgjedhor i cili do ta dridhte, do ta tmerronte, do ti fundoste Klanet mafioze te deritashme qe nuk ditën te bëjnë shtet, por veq te shkatërrojnë shtetin. Të këto dy parti populli i ka sytë e vesh te drejtueme nga to, anipse këto dy parti kanë dallime konceptuale midis tyre, por kur është ne pyetje qitja jashtë loje e një kaste mafiozësh dallimet midis tyre duhet te tejkalohen, anipse secila nga këto dy parti dëshiron veçmas te matet në zgjedhje, kjo do ta ulëta sado pak forcën e tyre. LDK ka filluar ti rritë prestigji në popull, por edhe LVV është shumë e fuqishme së ndonjë herë me parë, u bë e fuqishme sepse e hoqi nga ”trupi i vetë gjakun e prishtë””, është shprehur ai.

Image
Binak Maxharraj

Më tej, Maxharraj është i bindur që do të ndodhë një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, një koalicion parazgjedhor midis LDK-së dhe LVV do të ishte tmerr, fatal për PDK-në dhe SHIK-un.

“Më një koalicion parazgjedhor, që jam i bindur së do te ndodhë, do te dilte fituese e madhe, do te triumfonte, do ta tmerronte PDK dhe SHIK-un ,dhe  triumfalitet me siguri ne popull do te konsiderohej si një “çlirim i dytë” sepse Kosova do te merrte fryme më lirshëm, do te kthehej nga populli, nga ndërtimi i shtetit, do te kthehej nga e mbara, duke e lanë ne harres dhe ne errësirë një qeverisje te keqe qe për gati 20 vjet qeverisej nga një kastë politike mafioze e korruptuar. Me fjalë tjera do te çkapej shteti nga këto klane dhe mafia politike dhe do te nxjerrtë një rrugëtim i mirëfilltë në ndërtimin e shtetit”, shprehet profesor Maxharraj për “Bota sot”.

Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Kosovë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti doli si lideri më i votuar në Kosovë. Po ashtu, sukses të madh arriti edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila foli si femra më e votuar në Kosovë, më mbi 60 mijë vota.

E për këtë profesor Maxharraj ka dhënë një propozim.

Sipas tij, Albin Kurti, si njeriu më i votuar në Kosovë, është i pa korruptuar dhe lufton për shtet dhe jo për pushtet.

“Në zgjedhjet e kaluar doli fuqishëm ne sipërfaqe Albin Kurti i LVV si njeriu më i votuar në Kosovë, ku partia e tij doli e para me më shumti deputet (32). Albin Kurti edhe në zgjedhjet e ardhshme nuk ka kush ta mundë, sepse është një njeri më karizëm, i pa korruptuar, lufton për shtet e jo për pushtet, është  më afër popullit i cili për çdo ditë e me shume po e kthen shikimin dhe mendjen nga ai dhe po e sheh si një lider te ardhshëm që  pa skandale do te qeverisë me Kosovën pa ju trembë syri se dikush do ta mashtroi. Është i pa kompromis, i fjalës nuk do te lejoj qe diçka ti ndodhë Kosovës e aq më pak nuk lejon qe dikush ti prekë kufijtë e saj”, thekson ai.

Ndërsa për Vjosa Osmanin, Maxharraj shprehet se është një grua e fuqishme dhe e vendosur.

“Edhe zonja e LDK-së Vjosa Osmani për çdo dite e më shumë po e rritë rajtingun e saj, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Është një grua e fuqishme, i pretë fjal, është e vendosur, është profesoreshë Universiteti e shkolluar edhe në SHBA. Ajo në zgjedhjet e kaluara doli femra me e votuar në Kosovë, ani pse vetë Partia e saj LDK-ja u mundua ta anashkaloj në zgjedhjet e kaluara qe vetëm një zot e din se si mbeti ne listë duke e renditur ne numrin rendor 86. Por, populli atë ditë kur ishin votimet i mori llupat me vete dhe e kërkonte në listë Vjosa Osmanin qe ta votoi. Dhe e votoi i mori mbi 60 mijë vota dhe femra me e votuar ne Kosovë”, nënvizon profesor Maxharraj.

Ai shton se në LDK duhet të bëhen ndryshime që tu jepet hapësirë kuadrove të reja.

“LDK-ja duhet të lirohet nga kompleksi i Vjosës, anipse edhe sot nga do të moshuar në LDK nuk shihet me sy të mirë, e sidomos nga Luta, i cili ne LDK  është hija e PDK dhe e SHIK-ut i cili edhe tashti është kundërshtari kryesor i koalicionit me LVV sepse është nën ndikimin e PDK dhe SHIK-ut. Në LDK duhet bërë  ndryshime, duhet Partia të riorganizohet, të demokratizohet, të zbehet ndikimi i te moshuar të cilët e kanë kap dhe zapu LDK-në dhe spo e lanë më marrë frymë. Aty ka mjaftë kuadro te reja qe nëse vijnë ne shprehje do te ishin trimëri i PDK-së dhe SHIK-ut. Nëse vërtetë në LDK do te mbaheshin zgjedhjet e lira pa ndërskamca dhe pyka, nuk ka dyshim se edhe ne zgjedhjet e ardhshme Vjosa Osmani do te triumfonte, do te dilte prape femra më e votuara”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, kompozimi i ri i pushtetit të ardhshëm duhet të jetë Albin Kurti kryetar shteti dhe Vjosa Osmani në vendin e kryeministres.

“Si rrjedhojë e krejt kësaj do te behej edhe kompozimi i ri pushtetit te ardhshëm ku Albin Kurti do te merrte drejtimin e shtetit si kryetar, kurse Vjosa Osmani do te ishte në vendin e Kryeministres. Me këtë Kosova do te fitonte fuqishëm, do të dilte nga errësira ne te cilën e katandisën komandantët, do te delte në dritë dhe kështu liria e Kosovës do ta kishte kuptimin e saj, njerëzit nuk do të ikshin më nga Kosova, sepse shteti do te përkujdesej për ta”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesor, doktor Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat