Shqiptarët e Mitrovicës pa përkrahje, dhuna strategji serbe për spastrim etnik - Bota Sot
Shqiptarët e Mitrovicës pa përkrahje, dhuna strategji serbe për spastrim etnik

Politika

Shqiptarët e Mitrovicës pa përkrahje, dhuna strategji serbe për spastrim etnik

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:09
Ilustrim

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka deklaruar se dhuna sistematike ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mitrovicë është një vazhdimësi e strategjisë serbe për spastrim etnik të shqiptarëve.

“Dhuna  fizike, por edhe dhuna psikologjike është e pa tolerueshme dha jashtë çdo kornize të parimeve të demokracisë. Dhuna sistematike ndaj shqiptarëve që jetojnë  në Mitrovicën e veriut është një vazhdimësi e strategjisë serbe për spastrim etnik të shqiptarëve të asaj pjese të Republikës së Kosovës. Mitrovica e  veriut është paradoks në vete, pasi në njërën anë institucionet e Republikës së Kosovës thirren në shtrimin e sovranitetit në atë pjese dhe de jure është e kundërta, kurse shteti serb menaxhon dhe kontrollon me atë pjesë përmes strukturave paralele”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas, Ahmetit, shqiptarët që jetojnë në veri të vendit nuk kanë përkrahje institucionale, përkundër që e kanë obligim kushtetues e ligjor.

“Shqiptarët e asaj pjese nuk kanë as mbështetje, por as përkrahje institucionale dhe rruga e vetme e tyre është, ja të sigurojnë vetën më mjetë jashtë institucionale, ja ta braktisin pronën e vet. Gjykoj se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës e kanë obligim kushtetues, ligjor, por edhe moral  që t’ju ofrojnë përkrahje dhe mbështetje institucionale, dhe të ndalojnë  logjikën  e poshtërimit  serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka cekur se për largimin e shqiptarëve, përgjegjësia bie mbi ata që kanë udhëhequr që nga pas lufta.

“Përndryshe, Mitrovica e veriut me pak ata shqiptar që kanë mbetur aty, shkaku i dhunës fizike e psikologjike, do të mbetet etnikisht me serb dhe atëherë do të realizohet strategjia serbe ndaj spastrimit etnik të asaj pjesë. Gjithë përgjegjësia institucionale bie ndaj institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, veçanërisht mbi ata që kanë udhëhequr që nga pas lufta dhe kanë mashtruar shqiptarët e asaj pjese me demagogji boshe”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...