Thaçi në Paris do ta bëjë punë të kryer ndarjen e Kosovës?

Politika

Thaçi në Paris do ta bëjë punë të kryer ndarjen e Kosovës?

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 30 tetor 2018 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi / Foto listrim nga "Bota sot"

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi pritet të jetë i pranishëm më 11 nëntor në Paris, i ftuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor. Derisa i pranishëm në këtë manifestim do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.  Raportimet e para të medieve mbi këtë ngjarje e cila do të mbahet në kryeqendrën e Francës thonë se atje edhe mund të negociohet për kufijtë e Kosovës.

Opozita lidhur me këtë konsideron se askush nuk është i mandatuar të bisedojë për kufijtë e Kosovës dhe se në Paris presidenti i vendit edhe mund të shkojë, por në asnjë rast aty nuk mund as të bisedojë e as të negociojë kufijtë e shtetit të Kosovës.

Ndërsa, profesori i shkencave politike është i mendimit se këto kalkulime janë djallëzore dhe duhet orë e çast të ndalet presidenti Thaçi, pasi që siç potencon ai, ky akt mund të konsiderohet patriotik që në mundësin e parë, qytetari ta ndal atë nga shitja e tokës së Kosovës.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të presidencës, por zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dhënë përgjigje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat