“Hashim Thaçi zihet “rob” i Vuçiqit”

Politika

“Hashim Thaçi zihet “rob” i Vuçiqit”

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:07
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë normalisht nuk do të ishte dashtë që te nisët fare, sepse Kosova e fitojë lirinë dhe u bë e pavarur.

Kështu deklaron profesor Dr. Binak Maxharraj i cili shton se, fill pas luftës diçka nuk shkojë siç duhet.

“Për neglizhencën e Kosovës, apo qëllimisht nuk e di, Veriu i Kosovës që aty ishte KVOR-i Francez diçka nuk shkojë mirë puna u ngatërrua. ”Çlirimtarët” tanë te cilët në atë fillim të brishte të lirisë, në vend së tërë punën e tyre ta angazhonin në mbrojtjen e Veriut, ata ia mësynë që ta plaçkitin Kosovën. Ngadalë, ato ditë u panë rojet e urës nga çetnikët serbë. U dëbuan nga Veriu i Kosovës shqiptarët, gjatë dëbimit bile edhe u vranë shumë prej tyre. Askush nuk bënte zë nga ”çlirimtarët” tanë sepse ishin të zënë duke e vjedhë dhe plaçkitë Kosovën. Kështu Veriu i Kosovës pos atyre që ishin, u mbushë me serbë edhe nga Serbia sidomos erdhën kriminelët që kishin bë krime në Kosovë. Brenda natës nga aty u zhdukë çdo gjë shqiptare, u vesh me petkun serb. Veriu u bë problem, bile edhe ndërkombëtarë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, me neglizhencën e ”çlirimtarëve” tanë dhe me “rrëmbimin” e veriut nga Serbia, kjo punë u bë edhe çështje ndërkombëtare.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Ata propozuan dhe ua detyruan të dy palëve që të ulën dhe te bisedojnë, të dialogojnë “gjëja për përmirësimin” e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në fillim nga të dy anët u formuan ekipet që do te bisedohej, siç thuhej për do çështje teknike që e pengonin “gjoja” normalizimin e marrëdhënieve. Nga Kosova këto biseda “teknike” i udhëhoqi Ministrja në Qeverinë e Thaçit, Edita Tahiri. Tahiri se bashku me shtatë shkurtabiqët e saj si në përralla, shkojë në Bruksel. Për këto shtatë vite ajo veproj në stilin “shko e eja si Adem Peja”, pa i sjellë asgjë Kosovës pos do tabela letër të veturave dhe fusnotën e cila hala nuk u fshijë, por edhe ato Marrëveshje që arriheshin ishin sa për sy e faqe, sepse Serbia nuk i përfillte, nuk i zbatonte”, pohon ai.

Por, sipas profesorit, këto biseda me Serbinë ngadalë po rrëshqasin ne biseda politike.

“Në vend së Kosova ta refuzonte dialogun politikë, sepse Kosova ishte tanimë e lirë dhe nuk duhej të futej në biseda politike, këtë dialog pa e vetë asken e rrëmbeu Kryeministri Hashim Thaçi dhe nga Serbia Ivica Daçiq. Në vend se në këto biseda shumë të rëndësishme Hashim Thaçi me ekipin e tij të ishte superior, të ishte më i fuqishëm, atje shkonin me duar në xhepa, pa kurrfarë plani dhe Platforme për bisedë, sepse e drejta historike ishte në anën e Kosovës që në këtë dialog ta dërmonte Serbinë agresore, sepse kishte argumente dhe fakte që Serbia e kishte bë tokë të djegur Kosovën, kishte vra civil, kishte perdhunu dhe çmos tjetër. Nga ana tjetër Serbia në këtë dialog kur e pa dobësinë e ekipit të Kosovës që në këtë dialog rrinte inertë nuk kërkonte asgjë konkrete, anipse kishte se çka të kërkonte, ngadalë Serbia filloi ta marrë primatin në këtë dialog. Ishte superiore, luante si maca me miun me Hashim Thaçin e padijshëm, egoist, sillej në këtë dialog sikur të mos ishte përfaqësues i Kosovës. Së shpejti në këtë dialog Kosova u “thy” sepse nuk kishte kush ta mbrojë. Serbia vinte në dialog me platformë, akte dhe skica dhe i qitke në tavolinë, dhe dinte se çka po kërkon. Ishte superiore si atëherë kur dialogun e udhëheqke çetniku Ivica Daçiq, poashtu edhe tash kur këtë po e udhëheq Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq”, potencon Maxharraj.

Ai shton se, nga epërsia e sajë Serbia e arriti qëllimin që të i realizoi dy Marrëveshje shumë të rëndësishme për shtetin e vet në damë të Kosovës si: Marrëveshjen e demarkacionit që humbëm 82 mijë hektar toke dhe Marrëveshjen e AKS me kompetenca ekzekutive të cilën edhe e kishte nënshkrua edhe Hashim Thaçi.

Të dy këto Marrëveshje, sipas dr. Maxharrajt e bënë rrëmujë Kosovën për disa vite për shkak të paditurisë dhe neglizhencës të Thaçit në këto biseda.

“Presidenti Thaçi doli humbësi më i madh nga ky dialog, u dorëzu gati krejt sepse diku ia “kishte shkelë pela bishtin”. Serbia, pra po udhëhiqte me këtë dialog, sepse në këta biseda Hashim Thaçi lente përshtypjen e një njeriu të humbur, njeriu të çorientuar, njeriu që nuk din si vepron, duke i lenë Serbisë hapësirë gjithënjë më të madhe në këtë dialog i cili e qiti dhe do ta qes hala më shumë si humbësin më të madh. Serbia me presidentin Aleksandër Vuçiq po luaj “lojën e minjve” me Hashim Thaçin. Këta të dytë kohet e fundin po takohen edhe fshehurazi por edhe për lendinë, sepse pasi që ia ka hëngër “orën dhe ia ka zënë bishtin” Hashim Thaçit kanë filluar të bisedojnë edhe për ndarjen, copëtimin apo edhe për korrigjimin e territorit të Kosovës. Thaçi, pra është zënë “rob” i Vuçiqit superior të cilit edhe iu është dorëzua krejtësisht dhe ai thjeshtë po donë me e realizu ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës, për marrjen e Veriut të Kosovës. I zanë dhe i shantazhuar Presidenti Hashim Thaçi sikur ka hy në lojën e Serbisë dhe që një vit e këndej nuk e heq nga goja kompromiset e dhimbshme me Serbinë qe nënkupton ndarjen e Kosovës, anipse ai për këtë nuk ka të drejtë të flas e aq më pak të negocioj për asnjë pëllëmbë të territorit”, thotë profesori.

“Por ai këtë po e bënë, bash si në stilin e “hamshorit kur i hypë pelës”, kështu ky i ka hypë Kosovës se gjorë, është duke e shfrytëzua hallakamen e partive Ppolitike të cilat janë ne ”luftë” me njëra tjetrën dhe nuk po merren vesh për asgjë edhe kur është në pyetje territori i Kosovës, por kryesorja është se Hashim Thaçi është i zënë rob nga Serbia dhe po luan me të si të dojë. Është detyrë e ngutshme, patriotike që këtij njeriut të frustruar për të bë pazare me Serbinë që vetë populli duhet ti dalë përpara dhe ta ndal sa nuk është bë hala vonë, sepse ky njeri nuk ka të ndalur, sepse ia ka dhanë besën dikujt që do ta shkatërrojë Kosovën”, përfundo profesor Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat