“PDK është parti që ka vrarë kundërshtarët politikë dhe ka kapur shtetin në të gjitha segmentet”

Politika

“PDK është parti që ka vrarë kundërshtarët politikë dhe ka kapur shtetin në të gjitha segmentet”

Nga: D.B Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:13
Partia Demokratike e Kosoves

Është hipokrizi që Kadri Veseli të kërkoj unitet, përderisa partia që ai udhëheq ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor i përçarjes në vend.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kjo thirrje nga ana e Veselit do të ishte krejtësisht me vend, sikur të ishte e sinqertë dhe sikur PDK-ja të ishte parti e unitetit dhe parti që i ka bërë të mira vendit. Sipas tij, PDK-ja është një parti që ka vrarë kundërshtarët politikë dhe ka kapur shtetin me të gjitha segmentet e saja.

“PDK është një parti që ka vrarë kundërshtarët politikë dhe ka kapur shtetin në të gjitha segmentet e saja. PDK-ja edhe më tej vazhdon të vjedh shtetin ditë e natë, kështu që kjo parti së pari duhet të reflektojë për veten e saj, e pastaj të kërkojë tek të tjerët që të bashkëpunojnë me të. Edhe në rastin konkret, PDK-së nuk mund dhe nuk duhet ti besohet, pasi nënshkrimet që Thaçi i ka bërë me Vuçiçin po mundohen ta paraqesin si pajtim të Kosovës. Në fakt Kosova as opozita, nuk pajtohet dhe nuk duhet të pajtohet me nënshkrimet e Thaçit, të cilat i kanë sjell dhe do ti sjellin vetëm dëme të mëdha vendit, në këmbim të imunitetit. Këto lojëra të PDK-së nuk duhet që askush t’i kapërdijë, duke e ditur se kjo parti ka dinakëri dhe jo sinqeritet. Andaj shpresoj që LDK-ja nuk do të bie ne kurthin e Thaçit, që jo rrallë herë ka rënë, duke provuar më së shumti se asgjë që thonë nga PDK nuk duhet besuar”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

Ai konsideron se kjo parti është e keqja e Kosovës, dhe si e tillë duhet të izolohet në kuptimin që mos të bashkëpunohet me të. “

“PDK po i sjell dëme të mëdha vendit, andaj e vetmja mënyrë që Kosova të ec tutje është që sa më parë kjo parti të shkojë në opozitë dhe bisedimet me Serbinë të udhëhiqen nga njerëz që mendojnë për Kosovën dhe jo si ta shpëtojnë vetën nga akuzat e pritshme”,ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat