Bekim Jashari e tronditë PDK-në! Fundin e PDK-së e ka në dorë vendi i legjendave!

Politika

Bekim Jashari e tronditë PDK-në! Fundin e PDK-së e ka në dorë vendi i legjendave!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 31 tetor 2018 Në ora: 20:24
Bekim Jashari, Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, do ta tronditë Partinë Demokratike të Kosovës me krijimin e partisë së tij.

Familja e heroit kombëtar, Adem Jashari, do të krijon një parti, e cila pritet që të jetë e fuqishme në Kosovë.

Kjo për faktin se, kur Bekimi konkurroi për të parin e Skenderajt, PDK-ja u tërhoq nga gara, duke mos guxuar të ballafaqohet direkt me të.

Për qytetarët janë të njohura raportet e acaruar të familjes Jashari me ish kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, tash president i vendit.

Familja Jashari është heroike për shqiptarët në Kosovë, dhe ky fakt do të shërbej që të shpërblehen me votat qytetare, e kjo nuk do ti pëlqej aspak PDK-së.

PDK-ja me këtë rast, do të zbehet në Drenicë, e cila do ta humbas fuqinë e saj, duke e ditur se 90% e qytetarëve të Drenicës ishin votues të PDK-së.

Pas kësaj, Drenica më nuk do të jetë “Jerusalem” i PDK-së, por Drenica dhe Kosova do ta mbështetin partinë e krijuar nga familja legjendare e heroit kombëtar Adem Jashari.

Tashmë kanë filluar edhe zërat prej njerëzve të fuqishëm të PDK-së, se po të krijohet partia e Bekimit, ata do ta braktisin PDK-në për të iu bashkuar atij. Kjo nënkupton automatikisht se PDK-ja në Drenicë nuk do të vlejë me, e me zbehjen e PDK-së në Drenicë, kjo parti politike e cila ishte e fuqishme në Kosovë do të bien dukshëm në tërë Kosovën.

Një pjesë bukur e madhe e votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, do të bëhen anëtarë të partisë së re, të krijuar nga nipi i heroit që sakrifikoi familjen e tij për Kosovën.

E kjo sakrificë e madhe, që nuk njeh historia më parë, duhet dhe do të shpërblehet me vota nga qytetarët anë e mbanë Kosovës.

Një gjë është shumë e sigurt, se kurdo që mbahen zgjedhjet parlamentare, pas formimit të partisë së Bekim Jasharit, Partia Demokratike e Kosovës do të humbas shumë në nivel të Kosovë.

Ajo më nuk do të jetë partia e parë, por as e dyta, pasi primatin e saj do e zënë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe partia e familjes Jashari.

Duhet veçuar se me të marr postin e të parti të Skenderajt, Bekim Jashari ka filluar menjëherë “rrufenë” e tij kundër disa personaliteteve të PDK-së.

Kemi pas akuza dhe kundër akuza të mëdha, madje ka filluar edhe përçarja e PDK-së, bash aty ku nuk është pritur kurrë. Mu në mes të Drenicës, në Skenderaj, ku “fajtori” për këtë është pikërisht familja Jashari, konkretisht Bekimi!

Pas kaq shumë vitesh udhëheqje me shtetin e Kosovës, Partisë Demokratike po i vjen fundi!

Fundin e saj e ka në dorë familja Jashari, e cila mund ta shkatërroi tërësisht PDK-në.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën, dhe për qytetarët të cilët e kanë humbur shpresën në politikbërjen dhe shtetin tonë.

Kosova si asnjëherë më parë ka nevojë për ndryshime, e këto ndryshime janë të mirëpritura kur fillojnë të bëhen pikërisht nga familja e madhe shqiptare, nga familja e Drenicës, familja Jashari nga Prekazi që dha mbi 20 anëtarë të saj duke u flijuar për Kosovën.

Për të bërë këtë tronditje madhështore, shpresojmë shumë të nisë pikërisht nga vendi i legjendave, nga Prekazi legjendar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat