Kjo është arsyeja pse politikanet ranë në “grackën” e bisedimeve me Serbinë

Politika

Kjo është arsyeja pse politikanet ranë në “grackën” e bisedimeve me Serbinë

Nga: A.M. Më: 31 tetor 2018 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bisedë për “Bota sot” ka potencuar se që nga mbarimi i luftës me Serbinë e deri më tani, në pjesën e veriut të vendit, ka qeverisur Serbia me paramilitarët e saj.

“Çështja e pjesës së veriut të Kosovës nga çlirimi e deri me tani, gjithnjë ka qenë një kontest i kësaj pjesë, dhe kemi pasur eksese të ndryshme jo të vogla në baza nacionale, edhe pranë bisedimeve që janë udhëhequr në Bruksel e deri ma tani, prandaj edhe mundemi të konstatojmë se deri me tani atë pjesë gjithnjë e ka qeverisur Serbia me paramilitarët e saj. Një çështje e pazgjedhur në detale si tjera pjesët e Kosovës, është e kuptueshme se i prodhon këto efekte sikur deri më tan. Në këtë pjesë të Kosovës edhe forcat ndërkombëtarë të mbas luftës, të vendosura në kufi me Serbinë, e kanë  fajin e tyre sepse kanë luajtur lojën e sherrit,  dhe të serbet kanë krijua shpresa së kufiri me Serbinë, do të jetë deri te Ibri, gjë që edhe serbet  nga disa vise të Kosovës që janë shpërngulur nga vendet e ndryshme të Kosovës, gjatë janë ndal aty dhe janë vendosur, të bindur se aty do të jetë kufiri. Mbas shpalljes së pavarësisë me 17.02.2008 Kosovën e njohën 116 shtete po në ata kufij të kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974 sikur që u njohën edhe 6 shtete tjera në bazë të kësaj kushtetute të asaj kohë. Një shpallje të pavarësisë së Kosovës në baza juridike e njohu edhe Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë, për të cilën vet Serbia, bëri akuzat në këtë gjyq i”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

Po ashtu, ai ka shtuar se serbët po  konsiderojnë që tani është koha përfundimtare e të gjitha bisedave të cilat janë zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se  atyre bisedave po iu vjen fundi.

“Sjelljet nacionaliste të serbëve në pjesën e veriut nga pas lufta e deri me tani, ishin të orkestruara nga vete Serbia, përmes njerëzve të saj, e që në këto kohëra, tani janë shpeshtuar ato sjellje dhe presione ndaj shqiptarëve për shkak të fazës finale të bisedimeve me Serbinë, nga se serbët e konsiderojnë që tani është koha përfundimtare e të gjitha bisedave në Bruksel, dhe atyre bisedave po iu vjen fundi, prandaj serbet në vepër po tregohen të dhunshëm ndaj shqiptarëve,  dhe me këtë po duan me e bindur faktorin ndërkombëtarë se ajo pjesë duhet të iu takoj Serbisë. Te freskëta janë ndodhitë e viteve 1878 që kjo Serbi e ardhur nga Karpatet, ka bërë agresion dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tyre, me aleatet e saj, prandaj tani gjendet në këto pjesë në kufij të sotshëm edhe që dikur e tërë Serbia e sotme ishte territor shqiptar. Serbia e mësuar me invazionet e saja që i ka bërë në të kaluarën Kosovës, edhe gjatë këtyre bisedimeve në Bruksel, donë  ta shkëputë një pjesë të territorit të Kosovës, si përfitim i këtyre bisedave,  pavarësisht që Kosova tani ekziston si shtet i Pavarur,  në ata kufij që e kanë njohur shumica e botës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë se politikanët e Kosovës kanë rënë në grackë të bisedimeve, e për të shpëtuar nga Gjykata Speciale duanë që të  t’ia falin pjesën veriore të vendit  Serbisë

“Mjerisht disa politikanë tanë kanë ra në grackë të këtyre bisedimeve, që për disa qëllime të tyre që konsiderohen se do të përfshihen si të akuzuar në Gjyqin Speciale, për ta shpëtuar vetën duan t’ia falin atë pjesë të veriut Serbisë, që të shpëtojnë nga përgjegjësia  e gjyqit në fjalë. Prandaj tani duanë me e bindur opinionin kosovar, se asnjëra palë në bisedimet në Bruksel, nuk do të jenë të kënaqur, apo kërkojnë lejen e institucionit të Kosovës,  që ta miratojnë korrigjimin e kufijve mes këtyre dy shteteve e shumë pështjellime që janë kah i bëjnë, për ta arritur qëllimin e tyre sikur e shpjegova më lartë”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat