Thaçi në dorën e Serbisë, futë pika që janë për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Politika

Thaçi në dorën e Serbisë, futë pika që janë për zhbërjen e shtetit të Kosovës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:07
Foto arkiv - Thaci- Mogherini- Vuciq

"Mendoj se Hashim Thaçi është tradhtari i kombit bashkë me PSD-në e cila si patericë ndaj tij po e përkrahë. Këtë problem, këtë çështje më së miri e zgjidhin zgjedhjet e reja dhe ashtu siç të vendos vota e qytetarit edhe ashtu duhet të ecet para në këtë proces, përndryshe herët a vonë ky problem do të na paraqitet në vazhdimësi”, përfundon Driton Tali.

Serbia po ndikon në agjendën e dialogut që po e zhvillon në Bruksel me Kosovën, përkundër asaj që Kosova do duhej të kishte ndikimin e saj kundër Serbisë.

Deputetët dhe ish-deputetët e Parlamentit të Kosovës, thonë se, Serbia e ka imponuar që nga viti 2011 agjendën e bisedimeve.

Imponimeve të Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i zbaton.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Kosova është duke mbajtur bisedimet me Serbinë pa platformë, ndërsa ia ka bërë me dije pozitës se nuk do ta kenë asnjëherë konsensusin e opozitës kur bëhet fjalë për gjëra të pafavorshme për vendin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në Gazetën “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat