Zemaj: Fatkeqësi kur politikanët e shohin me dyshim përkrahjen e Gjermanisë

Politika

Zemaj: Fatkeqësi kur politikanët e shohin me dyshim përkrahjen e Gjermanisë

Nga: G.B Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Armend Zemaj

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë Anna Bërnabiq kanë kritikuar qëndrimin e Gjermanisë si shumë negativ.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshimin përkrahjen e Gjermanisë e cila gjithmonë na ka mbështetur.

“Politika zyrtare e Gjermanisë është një ndër mbështetësit kryesor të Kosovës dhe e cila në mënyrë konsistente mban qëndrim edhe ndaj rajonit dhe integrimit të saj. Është fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshim mbështetjen e Gjermanisë, ka zë kritik apo mendon ndonjë orientim tjetër nga ai që ka populli i Kosovës që është properëndimor”, është shprehur ai.

Sipas tij, me këta udhëheqës që është Kosova, është larguar nga miqësia me shtete që kanë mbështetur rrugën integruese të Kosovës, andaj për këtë Zemaj thotë se duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje dhe Kosovës t’i kthehet perspektiva.

“Me këta udhëheqës, President, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, tanimë Kosova është larguar nga miqësia me ato shtete që kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj integruese, andaj shkuarja në zgjedhje të parakohshme është më shumë se nevojë që të largohet kjo ekip e skandaleve, e aferave korruptive, e gjuhës vulgare dhe e logjikës totalitare, ku Kosovës do i kthehej perspektiva dhe miqtë e saj perëndimor siç janë SHBA dhe të tjerët”, ka deklaruar deputeti Armend Zemaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat