Qendra e Serbisë në veri, atje ku “bosët” shqiptarë u bënë multimilionerë!

Politika

Qendra e Serbisë në veri, atje ku “bosët” shqiptarë u bënë multimilionerë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 2 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Që prej ditës së parë kur u çlirua Kosova, një pjesë e saj vazhdon të kontrollohet nga Serbia.

Veriu, vendi i heroit kombëtar Isa Boletinit, u harrua nga ata që deri në momentin e fundit luftuan për Kosovën. Veriun e harruan “komandantët” të cilët pas luftës i hynë politikës, duke harruar idealin që e kishin deri në momentin e çlirimit.

Më të përfunduar lufta, kur forcat serbe u larguan kokulur nga trojet shqiptare, ata u stacionuan në veri dhe në këtë mënyrë vazhduan kontrollimin e një pjese bukur të madhe të territorit të Kosovës.

Rrugën për të kontrolluar dhe uzurpuar këtë pjesë të Kosovës, ia “hapën” edhe institucionet e Kosovës në atë kohë, të cilat nuk dëshiruan që sovranitetin e tyre ta shtrijnë në tërë Kosovën.

Kjo ka ndodhur menjëherë pas luftës, kur filluan pasurimin marramendës një pjesë e madhe e strukturave të atëhershme të cilët edhe sot udhëheqin me Kosovën.

Prej atëherë e deri sot, kjo strukturë shtoi pasurimin e tyre në multimilionerë. Kurse populli i Kosovën mbeti gati më i varfri në Evropë.

Pasuria e tyre ekskluzivisht u fitua dhe u rritë pikërisht nga veriu i Kosovës.

Sipas informacioneve, veriu i Kosovës është vendi ku bëhet kontrabanda më e madhe nga politikanët tanë, nga disa “komandantë” por edhe nga biznesmenët e tjerë të cilët lidhjet e tyre i kanë me pushtetarët.

Informacionet nga banorët e asaj pjese, janë me emra dhe mbiemra, më e keqja e krejt kësaj është se edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me vetura zyrtare të tyre, janë parë në një rrugicë të veriut, e cila për shqiptarët është pak e frekuentuar duke ndërruar “mallin” nga një veturë në veturën tjetër.

Shqiptarët të cilët kanë mbetur të paktë në numër në këtë pjesë, natën nuk janë aspak të sigurt. Kemi pas qindra raste kur janë vrarë shqiptarë, janë rrahur për vdekje, janë kërcënuar dhe maltretuar, shtëpitë e tyre janë gjuajtur me bomba dhe plumba gjatë natës vetëm për të bërë që mos të ndjehen të sigurt dhe në këtë mënyrë të largohen ashtu siç u larguan mbi 80% e tyre.

Thuhet se në veri kanë jetuar rreth 25 mijë shqiptarë deri në kohën e luftës, më e keqja ndodhi pas çlirimit, ku tash atje jetojnë rreth 1500. Të tjerët përveç që janë larguar i kanë shitur tokat dhe shtëpitë e tyre duke u larguar përgjithmonë nga atje.

Shteti i Kosovës në këtë rast nuk ka bërë asgjë, nuk ka investua në mirëqenien dhe sigurinë e shqiptarëve, madje as pronën e tyre nuk e bleu, duke ndihmuar Serbinë në spastrimin etnik të shqiptarëve dhe largimin e tyre njëherë e përgjithmonë nga veriu.

Kurse, në anën tjetër Serbia po e popullzon me serb, të cilët po i sjell nga Knini dhe Bosnja.

Secila familje serbe e ardhur në veri paguhet nga Serbia të paktën 300 euro për muaj, vetëm që të qëndrojnë dhe të popullzojnë veriun.

Ata, kanë kontrata dhjetë vjeçare me shtetin serb për të qëndruar në Kosovë.

Ardhja e tyre ka ngjallë panik tek shqiptarët e paktë, të cilët edhe pas kësaj gjendje të rrezikut një pjesë e mirë e tyre nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre për asnjë çmim. Ata po qëndrojnë stoikisht në trevat e tyre, përkundër asaj që Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk janë duke u përkujdesur fare për ta.

Në anën tjetër, Serbia e cila po përkujdesët për popullzimin serb në veri, po kërkon me ngulm blerjen e pronave shqiptare, kurse Kosova nuk është e interesuar aspak të bashkëpunojë me shqiptarët andej, përveç ndonjë vizite spektakulare, siç ishte ajo e presidentit Thaçi, në Ujman!

Qindra herë kemi pasur raste kur shqiptarët civilë janë rrahur e maltretuar nga serbët. Shqiptarët janë përballuar edhe me bomba dhe plumba gjatë natës nga skenarët serb, vetëm e vetëm që të largohen nga aty dhe në këtë mënyrë të bëhet spastrimi etnik.

Në veri, lirisht mund të themi se po krijohet qendra e Serbisë brenda Kosovës, të cilën assesi Kosova nuk po mundet ta kontrollojë edhe përkundër deklaratave të politikanëve tanë, të cilat janë boshe, sepse faktet tregojnë të vërtetën ndryshe nga ajo e cila e thonë politikanët.

Po të ishte ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të shkonte ne Ujman me polici, të armatosur deri në dhëmbë, por do shkonte njësoj sikur ta vizitonte Drenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat