“Thaçi është një instrument i rrezikshëm në duart e serbëve”

Politika

“Thaçi është një instrument i rrezikshëm në duart e serbëve”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 2 nëntor 2018 Në ora: 21:43
Hashim Thaçi, Wolfgang Ischinger, Anna Bërnabiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë, Anna Bërnabiq, kritikuan qëndrimin e Gjermanisë për idenë e korrigjimit të kufijve, në Minsk të Bjellorusisë.

E këtë e bëri të ditur diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, përmes rrjetit social Twitter.

“Diskutime serioze dhe të rënda për Kosovën dhe Serbinë: Qeveria e Gjermanisë është kritikuar si nga Thaçi ashtu edhe nga Bërnabiqi, si shumë negative”, ka shkruar Ischingeri në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk, ka thënë se kritikat negative për Gjermaninë nuk mund t`i atribuohen.

Po ashtu, Thaçi ka shkruar në Facebook se e ka publikuar fjalimin e tij në ueb faqen e presidencës, por ta hapësh linkun ku e ka publikuar, nuk gjendet fjalimi i tij.

“Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua”, ka shkruar ai.

Zemaj: Me këtë President, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, Kosova është larguar nga miqësia shtetet që kanë mbështetur Kosovën

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshimin përkrahjen e Gjermanisë e cila gjithmonë na ka mbështetur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në gazetën kombëtare "Bota sot", në Kosovë dhe diasporë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat