Flet “dëshmitari” i Gjykatës Speciale: UÇK-ja nuk bëri krime, por gabime individuale

Politika

Flet “dëshmitari” i Gjykatës Speciale: UÇK-ja nuk bëri krime, por gabime individuale

Nga: D.Rr Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Ilustrim

Prokurori i Gjykatës Speciale për Kosovën, Jack Smith, qëndroi në Kosovë të martën për t'u takuar me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe me ministrin e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri.

Pas takimit të zhvilluar nuk pati ndonjë deklaratë nga Smith, kurse Tahiri u shprehe se, i ka shprehur zotit Smith ”gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës".

Për këtë takim ka folur edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili vet e ka pohuar se mund të jetë një ndër dëshmitarët e kësaj gjykate. Por, ai nuk e dëshiron këtë gjykatë, pasi thotë se nuk po merren me krimet e serbeve që në fakt përbëjnë 99% të të gjitha krimeve në ish Jugosllavi.

“Së pari dua të ceki se ka mundësi të jem edhe vet dëshmitar i kësaj gjykate, por kjo gjykatë është e pa drejt, gjykatë selektive kundër vendit tonë, kjo gjykatë nuk merren me krimet serbe, vrasjet, dhunimet, pastrimi etnik, gjenocidi dhe djegia e Kosovës, që në fakt përbejnë 99% të të gjitha krimeve në ish Jugosllavin ku fajtor janë Serbët”, ka thënë Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se, Gjykata Speciale po formohet nga paaftësia e drejtësisë vendore, për të formuar një gjykatë të drejtë e të pavarur për ato krime.

Miftari thekson se lufta e UÇK-së ishte e pastër, me përjashtim të disa individëve.

“Vizita e prokurorit të kësaj gjykate speciale ndërkombëtare te ministri i drejtësisë Abelard Tahiri (PDK),  që në fakt ky ministër është vetëm kukull e Hashim Thaçit dhe anashkalimi i vizitave te institucionet tjera nuk ka rendësi të madhe pasi bëhet fjalë për procedura ligjore, por jo politike. Çdo aktakuzë e ngritur kundër pjesëtarëve të UÇK, pa ngritur aktakuzë kundër presidentit tonë, do ishte lojë dhe tallje me drejtësi dhe me viktima të mundshme. UÇK është ndër ushtritë më të pastra që ka bërë luftë çlirimtare në botë, pra UÇK nuk ka bërë krime të luftës, por gabime krime individuale edhe me kahje politike ka, por shumica e deformimeve gjatë luftës që janë bërë e i atribuohen UÇK, janë vepra të urdhëruara nga vet Hashim Thaçi nga Tirana me klanin e tij dhe të ekzekutuara nga vartësit ekzekutorët e Hashim Thaçit që disa ishin në uniform të UÇK. Dhe këto fakte i din mirë edhe pala ndërkombëtare, por pazaret territoriale dhe politike që po i bën sot presidenti Thaçi në dëm të Kosovës, po i bën ta shpëtojë veten nga ndjekja e kësaj gjykate e cila nuk do ta dënon dhe as akuzon presidentin, por do merret me disa komandantë tjerë të UÇK, do merret me ish prokurorin e UÇK-së dhe shumica e këtyre persona të parëndësishëm janë të pa fajshëm dhe do shpallen të pafajshëm me përjashtim të disave por dëmi qe do t‘i bëj Kosovës kjo gjykatë politike do jetë shumë kolosal i gjatë dhe me shumë dëme të madh sa i përket shtetit të Kosovës. Presidenti Thaçi do të shpëtoj nga kjo gjykatë, por Kosova nuk do shpëtoj pa dëme te mëdha politike dhe territoriale”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat