“Hashim Thaçi s'po mund të zë vend askund nga Gjykata Speciale”

Politika

“Hashim Thaçi s'po mund të zë vend askund nga Gjykata Speciale”

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ndaj të cilit vite më parë ishte bërë antenat, i cili kishte akuzuar direkt SHIK-un për atentatin ndaj tij, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka folur për Gjykatën Speciale, për të cilën thotë se, eksponentët e krimit janë shumë të shqetësuar.

Salihaj për gazetën “Bota sot”, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po mund të zë vend askund.

Ish-deputeti shpreson që Gjykata Speciale t’i arrestojë kriminelët më të mëdhenj, ata që kanë dhënë urdhra për vrasje.

Image
Adem Salihaj

“Ne ende s’po e dimë mirë se a do të veprojë dhe sa do të veprojë Gjykata Speciale, por e dimë se para pak ditësh ishte kryeprokurori i kësaj gjykate në Kosovë dhe se eksponentët e krimit janë shumë të shqetësuar. Veçanërisht Hashim Thaçi s'po mund të zë vend askund”, thotë Salihaj.

Ai thotë se nëse zbardhen krimet deri në fund të vitit 2000 do të ishte sukses.

“Shpresoj shumë se Gjykata Speciale do t'i arrestojë së paku kriminelët më të mëdhenj, ata që kanë dhënë urdhra për vrasje dhe krime të lloj-llojshme. Nëse së paku zbardhen disa nga krimet e kryera deri më 31 dhjetor 2000, ky do të ishte sukses për Kosovën”, potencon ish-deputeti.

 Sipas tij, kjo gjykatë po përbën rrezik dhe kërcënim për ta.

“Vetë fakti se strukturat e krimit, të alarmuar nga mundësia e arrestimit, u munduan t'i  anulojnë Ligjet për Dhomat e Specializuara, d.m.th për Gjykatën Speciale, tregon se kjo gjykatë përbën rrezik dhe kërcënim për ta”, shton ai.

Megjithatë, për të ndodhur kjo, Salihaj ka skepticizëm

“Por, megjithatë,edhe në drejtësinë ndërkombëtare, sikur në drejtësinë tonë, ka shumë ndikime politike, kështu që të gjitha këto i shohim me skepticizëm. Mbetet ta shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, përfundon Adem Salihaj.

Ndryshe, Prokurori i Gjykatës Speciale për Kosovën, Jack Smith, qëndroi në Kosovë të martën për t'u takuar me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe me ministrin e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri.

Pas takimit të zhvilluar nuk pati ndonjë deklaratë nga Smith, kurse Tahiri u shprehe se, i ka shprehur zotit Smith ”gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës".

Ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e veçantë apo speciale, fillimisht ishte prezantuar se ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të këtyre supozimeve, prokurori amerikan Clint Williamson, ka zhvilluar edhe një hetim të gjerë. E veçanta e funksionimit të kësaj Gjykate do të jetë roli i prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar dhe trajtimi i rasteve jashtë Kosovës, për të shmangur presionet dhe ndërhyrjet në punën e gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat