Profesori ndërkombëtar: Hashim Thaçi është angazhuar fuqishëm në shërbim të projektit serb për ndarjen e Kosovës

Politika

Profesori ndërkombëtar: Hashim Thaçi është angazhuar fuqishëm në shërbim të projektit serb për ndarjen e Kosovës

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:02
Foto ilustrim "Bota sot"

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi dhe Bërnabiq kanë aranzhuar agjendën e diskutimit dhe të mesazhe për interesa të Serbisë dhe kështu ata sulmuan kundërshtarët e idesë së “korrigjimit të kufijve”.

“Kur presidenti Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, shkuan në Konferencën e Sigurisë në Minsk të Bjellorusisë aranzhuan agjendën e diskutimit dhe të mesazheve që do të përcillnin, mesazhe që konvergjojnë me interesat e Serbisë në Kosovë dhe cenojnë rëndë integritetin territorial të Kosovës. Ashtu si edhe më parë, të dy udhëheqësit, njëri shqipfolës dhe tjetri serbishtfolës, sulmuan kundërshtarët e idesë së "korrigjimit të kufijve", ose më saktë të ndryshimit të kufijve. Në Minsk, kërkuan që të dialogojnë "pa vija të kuqe"! Ndaj dhe iu kundërvunë Gjermanisë, e cila në një farë mënyre ishte organizatore e Konferencës në kuadër të Konferencës së Sigurisë të Mynihut”, është shprehur ai.

Bytyçi, kujton dhe rastin para dy muajsh me të njëjtin fjalor kishte sulmuar Britaninë e Madhe, e cila doli kundër korrigjimit të kufijve.

Image
Enver Bytyçi

“Duhet të kujtohemi se Vuçiq dhe Thaçi para nja dy muajsh dolën në të njëjtën ditë në konferencë shtypi dhe me të njëjtin fjalor, me të njëjtin diskurs, madje identik, sulmuan Britaninë e Madhe. Presidenti serb pati si adresë ambasadorin britanik në Beograd dhe presidenti i Kosovës atë në Kosovë. Deklaratat e këtyre dy ambasadorëve kundër ndryshimit të kufijve nuk u pëlqyen dy arkitektëve të shkatërrimit të Kosovës, pra Thaçit e Vuçiqit, dhe reaguan me të njëjtën gjuhë kundër të njëjtit vend, i cili kishte investuar aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të Hashim Thaçit”, ka thënë profesori.

Ai thotë se tani e njëjta gjë ndodhi edhe kundër Gjermanisë, pasi Berlini ua ndalon diskutimin e kufijve dhe Thaçi këtë e bën pasi është antigjerman.

“Para dy ditësh ndodhi e njëjta gjë: Të dy udhëheqësit pjesëmarrës në Konferencën e Minskut sulmuan Gjermaninë, sepse Berlini ka vendosur vija të kuqe në dialogun Prishtinë-Beograd. Dhe kjo vijë e kuqe ua ndalon dy protagonistëve të ndarjes së Kosovës, diskutimin e kufijve. Lajmin për këtë qëndrim antigjerman e njëkohësisht antishqiptar të Hashim Thaçit e dha përmes Tëitter Ëolfgang Ischinger, organizatori dhe sponsori kryesor i konferencës në fjalë. Pavarësisht përpjekjeve të Thaçit për ta mohuar një qëndrim të tillë, është fakt se presidenti i Kosovës prej kohësh sulmon me ashpërsi qëndrimin gjerman sa i përket projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës, projekt të cilin e mbështet me "guxim prej të marri" vetë presidenti i vendit. Ai ka reaguar ashpër kundër kancelares Merkel, madje e ka fyer atë me ironinë e tij të stilit Edi Rama. Dhe një qëndrim të tillë antigjerman Hashim Thaçi e shfaq jo vetëm se është angazhuar fuqimisht në shërbim të projektit serb për ndarjen e Kosovës. Ai është në thelb antigjerman, ashtu siç është shndërruar në antigjerman tashmë sivëllai i tij, kryeministër i Shqipërisë”, ka vlerësuar Enver Bytyçi.

Profesori madje vlerëson se kundërshtimi i Gjermanisë është antishqiptarizëm.

“Antigjermanizmi në përgjithësi është karakteristikë e udhëheqësve të korruptuar, inkriminuar dhe pa principe. Sepse nuk shkojnë bashkë edhe antimorali edhe modeli gjerman i të bërit politikë. Tashmë antigjermanizmi i Thaçit dhe Ramës po na shfaqet si proserbizëm dhe antishqiptarizëm. Prandaj dhe qëndrimi antigjerman i presidentit të Kosovës mund të trajtohet pa dilemë si antishqiptarizëm. Por Gjermania e ka ditur me kohë se presidenti i Kosovës mban qëndrime kundër Berlinit. Ai ka dhënë prova të shumta të orientimit të tij antigjerman e pro francez, prorus ose proserb. Ai ka shkuar deri aty sa të intervenojë për burgosjen e qytetarëve gjermanë në Kosovë me akuza qesharake e të montuara. Kështu që nuk ka pse shqiptarët të presin prej presidentit të tyre ndonjë masë tjetër fjalori dhe qëndrimesh”, ka theksuar ai.

Por Bytyçi thotë se Gjermania nuk i ndërton lidhjet me një shtet në vullnetin e një personi dhe as nuk i përgjigjet Thaçit me hakmarrje ose inate, pasi ata kanë principe të tjera në lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa që Thaçi e Rama ndërtojnë diplomacinë në interesa personale e klanore.

“Megjithatë lidhjet e Gjermanisë e të Kosovës, lidhjet gjermano-shqiptare, nuk varen nga një ose dy persona, qoftë ky dhe president i vendit. Këto lidhje varen nga faktorë të tjerë. Mbi të gjitha Gjermania nuk i ndërton lidhjet e saj strategjike bazuar në vullnetin e personaliteteve të tilla të formatit të Hashim Thaçit. Por edhe nuk i përgjigjet megalomanisë së Thaçit me hakmarrje dhe inate. Nuk funksionon politika dhe diplomacia gjermane me parimet e diplomacisë dhe politikës së Hashim Thaçit e të Edi Ramës. Ata kanë parametra dhe principe të tjera në lidhjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nëse Hashim Thaçi e Edi Rama e ndërtojnë diplomacinë e tyre në formën e vasalitetit bazuar në interesa okulte personale, familjare e klanore me udhëheqës autoritarë, ky model nuk funksionon me vende të civilizuara e demokratike si Gjermania. Në fund të fundit Berlini e di se udhëheqës të tillë në Ballkan janë të përkohshëm. Ndaj shkojnë deri te sjellja mospërfillëse, por jo edhe të ndëshkimi i Kosovës për inat të Hashim Thaçit”, është shprehur ai.

Profesori Bytyçi përmend dhe mosvotimin e Rezolutës nga deputetët e Kuvendit, për çka thotë se deputetët nuk deshën t’ia vendosin vijat e kuqe Thaçit siç ia bëri Gjermania, derisa deputetët ishin të paqartë dhe nuk hoqën dorë nga “dashuria” për Thaçin.

“Dhe ajo që është kryesore: Dje parlamenti nuk mundi t'ia vendosë Hashim Thaçit ato vijat e kuqe, të cilat ia ka vendosur Gjermania. Kjo do të thotë se vetë përfaqësuesit e Kosovës nuk duan ta ndihmojnë Gjermaninë që ajo nga ana e saj të bllokojë iniciativat shkatërruese për integritetin territorial të vendit. Si deputetët e opozitës ashtu dhe ata të mazhorancës nuk ishin të qartë, dëshmuan konfuzitet, sepse nuk dinë kujt t'ia prishin e kujt t'ia ndreqin, Kosovës apo Hashim Thaçit. Nga njëra anë tregojnë patriotizëm me fjalë për Kosovën, nga ana tjetër nuk heqin dorë "nga dashuria" për Hashim Thaçin. Ndërkohë që me qëndrimin në Mniskt të Hashim Thaçit ka ardhur momenti që Gjykata Kushtetuese apo ndonjë institucion tjetër kompetent, si parlamenti, të fillojnë zbatimin e masave ndaluese. Masë ndaluese duhet të jetë ngritja e një komisioni të përberë nga mjekë psikiatër, neurologë, psikologë, sociologë, politologë, historianë, juristë etj, komision i cili të shqyrtojë mundësinë e izolimit në çmendinë të presidentit të Kosovës. Se duhet të jesh i çmendur t'i kundërvihesh gjithë botës për të realizuar një projekt kundër atdheut tënd, kundër vendit tënd, kundër shtetit që është themeluar me gjak e sakrifica, kundër familjes dhe qytetarëve të tu”, ka përfunduar Enver Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat