Zemaj: Fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshim mbështetjen e Gjermanisë

Politika

Zemaj: Fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshim mbështetjen e Gjermanisë

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Armend Zemaj

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë, Anna Bërnabiq, kritikuan qëndrimin e Gjermanisë për idenë e korrigjimit të kufijve, në Minsk të Bjellorusisë.

E këtë e bëri të ditur diplomati gjerman Ëolfgang Ischinger, përmes rrjetit social Tëitter.

“Diskutime serioze dhe të rënda për Kosovën dhe Serbinë: Qeveria e Gjermanisë është kritikuar si nga Thaçi ashtu edhe nga Bërnabiqi, si shumë negative”, ka shkruar Ischingeri në Tëitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk, ka thënë se kritikat negative për Gjermaninë nuk mund t`i atribuohen.

Po ashtu, Thaçi ka shkruar në Facebook se e ka publikuar fjalimin e tij në ueb faqen e presidencës, por ta hapësh linkun ku e ka publikuar, nuk gjendet fjalimi i tij.

“Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshimin përkrahjen e Gjermanisë e cila gjithmonë na ka mbështetur.

“Politika zyrtare e Gjermanisë është një ndër mbështetësit kryesor të Kosovës dhe e cila në mënyrë konsistente mban qëndrim edhe ndaj rajonit dhe integrimit të saj. Është fatkeqësi kur dëgjojmë se ndonjë politikan i Kosovës e sheh me dyshim mbështetjen e Gjermanisë, ka zë kritik apo mendon ndonjë orientim tjetër nga ai që ka populli i Kosovës që është properëndimor”, është shprehur ai.

Sipas tij, me këta udhëheqës që është Kosova, është larguar nga miqësia me shtete që kanë mbështetur rrugën integruese të Kosovës, andaj për këtë Zemaj thotë se duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje dhe Kosovës t’i kthehet perspektiva.

“Me këta udhëheqës, President, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, tanimë Kosova është larguar nga miqësia me ato shtete që kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj integruese, andaj shkuarja në zgjedhje të parakohshme është më shumë se nevojë që të largohet kjo ekipë e skandaleve, e aferave korruptive, e gjuhës vulgare dhe e logjikës totalitare, ku Kosovës do i kthehej perspektiva dhe miqtë e saj perëndimor siç janë SHBA dhe të tjerët”, ka deklaruar deputeti Armend Zemaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat