Thikë pas shpine, si po i kthehet në bumerang PDK-së dallaveret para dhe pas luftës në emër të Jasharëve

Politika

Thikë pas shpine, si po i kthehet në bumerang PDK-së dallaveret para dhe pas luftës në emër të Jasharëve

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Komandanti i Luftës Adem Jashari ua kishte dërguar një letër Komandanteve për ndihmë në arme dhe municion sepse i mungonin. Por Komandante e Shtabit të Rognerit, të cilëve edhe nuk u interesonte aq shumë lufta, por dallaveret rreth luftës, siç janë Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti (të cilit Fatos Klosi ia fali tri fakultete pa qenë asnjë ditë në fakultet)

Profesor, Dr. Binak Maxharraj ka thënë formimi i partisë së re nga kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, do të shënonte fundi e një partie të korruptuar dhe të pa besë, siç është Partia Demokratike e Kosovës e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Ai në një bashkëbisedim për “Bota sot” , ka deklaruar se kjo parti ka ardhur në pushtet nga kërcënime dhe shantazhe të ndryshme duke treguar se nuk di të qeverisë e duke shkatërruar çdo gjë në shtet.

“Dalëngadalë po i afrohet thika para dhe pas shpine PDK-së. PDK erdhi në pushtet me qykë të zorit me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme. Erdhi në pushte si mos keqi. Posa e mori pushtetin u vërsul jo në ndërtimin e shtetit, por të kapjes dhe zaptimit të shtetit. Këtë e banë njerëzit e “Krahut të luftës” të pa shkollë, të padije se si ndërtohet shteti, por kishin “dije të hatashme” se si vidhet shteti. Ata, për disa vite shkatërruan çdo gjë në shtet, duke e vjedhur, duke e plaçkitur, duke e shkatërruar të tërë ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin  të cilat i rrëzuan për tokë. Doli të jetë Partia që kur erdhi në pushtet nuk di të qeverisë. E përcollën afera pas aferave, skandal pas skandaleve. Më shqetësuesja ishte Afera “Pronto”, afera e tentimit për shfuqizimin e Speciales, afera me qytetaret Turq të cilët brenda ditës u vodhën në pikë të ditës dhe me dhunë u depërtuan në Turqi, pa respektuar kurrfarë procedurash ligjore, etj, etj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka treguar se si populli ju hakmor PDK-së në zgjedhjet e fundit, duke rikujtuar se familja Jashari nuk ka pasur marrëdhënie të mira me këtë parti.

Image
Profesor, Dr. Binak Maxharraj

“Të gjitha këto i panë të gjithë, i pa edhe populli dhe ju hakmor në zgjedhjet e fundit kur ajo doli humbësja më e madhe në këto zgjedhje, nga 32 deputet ra ne 22 deputet. Më zili të madhe të gjitha këto vërgllime të PDK-se me shumë vëmendje po i përcillte edhe Familja e Legjendarit Adem Jashari. Rritej mllefi në gjirin e saj për kur e shihte se si po e rrënonte shtetin kjo parti. Por, familja legjendare e Adem Jasharit kur nuk mati raporte të mira me këtë parti si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Prishja e raporteve kishte filluar që nga lufta. Komandanti i Luftës Adem Jashari ua kishte dërguar një letër Komandanteve për ndihmë në arme dhe municion sepse i mungonin. Por, Komandantët e Shtabit të Rognerit, të cilëve edhe nuk u interesonte aq shumë lufta, por dallaveret rreth luftës, siç janë Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti (të cilit Fatos Klosi ia fali tri fakultete pa qenë asnjë ditë në fakultet), Azem Syla, Bujar Bukoshi (i cili ishte rrëmbyer nga ky shtab), të cilët nuk i dolën në ndihmë me ç`rast Komandanti Legjendar u sakrifikua me gjithë familje duke luftuar fyt për fyt me çetniket, kurse këta komandantë sikur bënin sehire që ata të vriten sa më parë, sepse këta në asnjë mënyrë nuk deshën t`i dalin në ndihmë kësaj familje ani pse gjendeshin aty diku për rreth”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka folur edhe për përfitimet që janë bërë në emrin e familjes Jashari, si dhe për ftohjen e raporteve të ish liderit të PDK-së Hashim Thaçi të cilat janë vërejtur edhe gjatë manifestimeve tradicionale.

“Por edhe pas luftës marrëdhëniet midis pushtetarëve, të cilët e lanë në lloç Familjen e Adem Jasharit, e që të cilët tashti janë në pushtet sepse atë e rrëmbyen me forcë, në emër të luftës pa e bë asnjë ditë në luftë të drejtpërdrejt me armikun. Në vend që të respektohet kjo familje e cila u sakrifikua për Kosovën, Pushtetarët e sotëm në krye me Hashim Thaçin pothuajse e injoruan tërësisht. Por, Hashim Thaçi me elitën e tij gjatë gjithë pas luftës thirreshin në emër të Komandantit Legjendar Adem Jasharit sa për fitime të tyre. Kjo ftohje e raporteve të këqija midis kësaj Familjeje dhe pushtetarëve e sidomos e Hashim Thaçit vërehet edhe gjatë manifestimit tradicional tri ditësh “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ku nuk u takuan Rifat Jashari me Hashim Thaçin, e asnjëherë nuk e vizitoi Kullën e Jasharëve. Hashim Thaçi asnjëherë nuk guxoi të përballet fytyrë për fytyre me Rifat Jasharin për shkaqet që veç dihen tradhtisë se tij ndaj kësaj familje”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket partisë të cilën do ta formoj Bekim Jashari, djali i komandantit Hamzë Jashari, Maxharraj, ka potencuar se familja Jashari janë lodhur nga qeverisja e keqe dhe kanë vendosur që t`i kthejnë shpinën PDK-së duke formuar partinë e tyre e cila do të jetë fatale për ata.

“Familja Legjendare e Jasharëve tashmë u lodhën me punën dhe qeverisjen e keqe me plotë hajni, skandale dhe afera dhe plaçkitjes të vendit, por edhe përfitimeve të tyre në emër të kësaj familje si duket janë ngopë. Ata kanë vendos të ia kthejnë shpinën PDK-së, sepse ata mendojnë se PDK nuk është parti e pastër, s’ka mbetur aspak patriotizëm në këtë Parti. Si rrufeja, si ylberi  me shumë ngjyra ne qiellin e kaltër jehoi lajmi se i pari i Komunës se Skenderaj Bekim Jashari po formon parti të re. Kjo si vetëtima jehoi në terë Kosovën, u pritë më kënaqësi, sepse në fund po formohet një parti e re e cila do të jetë fatale, do të jetë tmerri për PDK-në dhe SHIK-un, dhe do ti jep fund kësaj PDK-së.”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

Ai ka komentuar deklaratën e kreut të PDK-së Kadri Veseli për paralajmërimin për formimin e partisë nga Bekim Jashari, për të dhe elitën e PDK-së do të dalin kokë ulur në zgjedhjet e ardhshme.

“Më rastin e dëgjimit së Jasharajt po formojnë parti, e cila nuk do të jetë parti veç e saj por e tërë Kosovës, sepse ata janë vetëm si nismëtar të kësaj Partie të Re, PDK ka nisë me kap tmerri. Si pula pa krye sillej vetë i pari i PDK Kadri Veseli, i cili ç ‘prej së erdhi në krye të PDK-se e shkatërroi atë. Më fytyrën e tij cinike, nga inati, nga mllefi deklaroi me një gjysmë zëri se: ”Do të matemi në zgjedhjet e ardhshme lokale”. Por, ai i gjori ka harruar se PDK realisht nuk është bastion e PDK, por është bastion i Familjes Jashari për të cilin u sakrifikua me gati krejt familjen. Kur të mbahen zgjedhjet lokale Kadri Veseli dhe krejt elita e PDK do të dalin me kokë ulur, do të dështojnë sepse fuqia morale është në anën e kësaj familjeje, e jo në keqpërdoruesit i gjithë çka kaheje të PDK. PDK do të zhgënjehet”, ka deklaruar ai profesor Maxharraj për “Bota sot”.

Në fund, ai ka shtuar se në këtë parti do të bashkohen figura të njohura të PDK-së si dhe të partive të tjera.

“Më formimin e kësaj Partie të re në Skenderaj nën drejtimin e pinjollit të Jasharëve me siguri së do ti bashkohen figura shumë te njohura të PDK, por edhe të Parive të tjera që drejtohet jo nga udhëheqësit e tyre, por nga despotët e tyre. Kjo parti si rrufeja do ti formojë degët edhe në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Do të jete një Parti e se ardhshmes, një parti e shprese së më në fund Kosova do të ec e lirë në rrugëtimin e saj po afera, skandal, hajni dhe plaçkitje”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat