“Thaçi, Esat Pashë Toptani i dytë i Kosovës”

Politika

“Thaçi, Esat Pashë Toptani i dytë i Kosovës”

Nga: D.RR Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:00
Thaçi dhe Vuçiq

Publicisti Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar takimin e Thaçi me Vuçiq që do të ndodh më 11 nëntor.

Ai ka kritikuar shoqërinë për mos-unitet për ta kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi.

Ai e quan këtë takim të mbështetur nga shtetet jo mike të Kosovës.

Image
Gazmend Islami

“Fillimisht kam kritika për shoqërinë tonë, e cila nuk po është unike për ta kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi, për të cilin lirisht mund të them se është Esat Pash Toptani i dytë i Kosovës. Takimi i Thaçit me Vuçiqin në Paris, është një mbështetje më e madhe që po i bëhet kësaj iniciative për territore nga ana e shteteve jo mike të Kosovës, që po shpresojnë në një traktat mes Kosovës dhe Serbisë, që kjo e fundit të merr zyrtarisht pjesë veriore të Mitrovicës”, është shprehur Islami.

Për më tepër, Islami thekson se, nëse partitë opozitare nuk e ndalin presidentin, ata do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë aventurë.

“Nëse tri partitë opozitare më të mëdha në Kuvend, LDK, VV dhe PSD, nëse nuk arrijnë një konsensus mes tyre për ta ndaluar Thaçin, atëherë ata vetë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë aventurë të rrezikshme. Edhe pse mendoj që presidenti Thaçi mund të ketë ndikim edhe në disa deputetë të opozitës”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat