Kush po i gëzohet tërheqjes së Merkel?

Politika

Kush po i gëzohet tërheqjes së Merkel?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 4 nëntor 2018 Në ora: 20:22
Angela Merkel

Gruaja më e fuqinë më të madhe politike në Botë, Angela Merkel, njëherit mike e madhe e shtetit të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për kreun e CDU. Ajo gjithashtu tregoi se ka marrë vendim që mos të kandidojë as për një mandat si kancelare. Kësisoj, Merkel e përfundon mandatin aktual pas 11 muajsh.

Merkel, e cila ka qenë kryetare e CDU-së që nga viti 2000, bëri të ditur vendimin e saj në një mbledhje me drejtuesit e partisë së saj. Por, jeta e saj politike mund të mos ketë mbaruar me kaq. Ajo ka thënë gjithnjë që sfida e saj e fundit ka qenë rimëkëmbja e Evropës. Në Berlin dhe në Bruksel është folur që ajo mund të jetë presidentja e parë femër e Komisionit Evropian, vitin tjetër, duke krijuar kështu një makro-Merkel që do të drejtojë një BE të reformuar, edhe pas Brexit-it. Kështu që, dorëheqja nga CDU mund të mos jetë fjala e fundit që dëgjojmë nga kjo politikane mbresëlënëse.

Me punën e palodhshme për ta parë një Evropë të rimëkëmbur, ajo të gjithë karrierën e saj ia kushtoi stabilizimit të situatave të cilat mund të eskalonin. Megjithatë, ngritja ekonomike ishte faktor kyç që Merkel e dëshironte në Evropë.

Si një mike e palëkundur e shqiptarëve, znj. Merkel ishte gjithmonë në krahun tonë, si një ithtare e së drejtës, duke pasur armiqësi me shtetet që nuk e donin Kosovën të pavarur dhe që i shkaktonin konflikte.

Shtetet sllave nuk e dëshironin Merkelin në këtë pozitë, për shkak që se kjo e fundit nuk i lejonte që me veprimet e tyre ta destabilizonin Evropën dhe Ballkanin dhe ta largonin atë nga binarët e proceseve Evropiane.

Angela Merkel e kundërshtoi ashpër idenë për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e parë atë si një ide e rrezikshme për rajonin, që mund ta rrënonte gjithë mundin e ndërtimit të një procesi shumëvjeçarë, që në Ballkan të mbizotëron paqja dhe integrimi në Evropë.

Lajmit se Merkel do të tërhiqet nga posti i kancelares dhe nuk do të kandidojë më, padyshim se e kanë pritur me gëzim shtetet sllave në Ballkan, por gjithsesi edhe Rusia.

Por, fatkeqësisht këtij fakti po i gëzohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Krejt kjo pasi ky i fundi po punon dhe vepron në kundërshtim të Angela Merkel, dhe ajo po i del pengesë në aventurën e tij të rrezikshme e me interesa personale.

Madje, presidenti Thaçi ka kritikuar kancelaren Merkel njëzëri me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç. Kështu të paktën ka thënë Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wofgang Ischinger.

Ai ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministren e Serbisë e kanë kritikuar pozicionin e Gjermanisë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.

Kështu që, është një ndjesi e keqe për të gjithë shqiptarët kur e dimë se një njeri nga tanët, bëhet së bashku me një serbe dhe kritikon mikun tonë shumëvjeçar.

Megjithatë, Kosova do të gjejë mbështetjen gjithmonë në SHBA, Britani, Gjermani. Pasardhësi i Merkel do të ndjek hapat e saj në politikat karshi Kosovës dhe Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat