Bekim Jashari, tmerri i PDK-së dhe SHIK-ut

Politika

Bekim Jashari, tmerri i PDK-së dhe SHIK-ut

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Bekim Jashari dhe Kadri Veseli

Garoi pa parti në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe doli fitues i këtyre zgjedhjeve. E kjo si duket i ka dhënë kurajo Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, që të marr iniciativën për krijimin e një subjekti të ri politik.

Jashari tashmë ka konfirmuar se po angazhohet në këtë drejtim, derisa kjo pritet të jetë një “goditje” e rëndë për PDK-në e cila deri para zgjedhjeve të vitit 2017, Skenderajn dhe Drenicën i kishte si bastion. Analistët thonë se partia e Jasharit do të ndaj në dysh partinë e Kadri Veselit, nga e cila kanë paralajmëruar largimin shumë anëtarë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh edhe djali i heroit Hamz Jashari, Bekimi Bekim Jashari, ka paralajmëruar krijimin e një partie të re. Kjo parti e re  po shihet si një goditje për Partin Demokratike të Kosovës.

Kjo për shkak se ky subjekt do të ketë për bastion, Skenderajn dhe në rajonin e Drenicës, aty ku deri vonë ishte numri më i madh i mbështetësve të PDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat