Mustafa: Marrëveshjen për Asociacionin e ka nënshkruar Thaçi në vitin 2013

Politika

Mustafa: Marrëveshjen për Asociacionin e ka nënshkruar Thaçi në vitin 2013

Nga: Nebi Ajeti Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:22
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se se po të mos ishte zvarritja me çështjen e demarkacionit, liberalizimi i vizave do të ndodhte në fund të viti 2016.

“Ata që krekoseshin se do të marrin vendime të mëdha, kanë mbetur në baltë. Dhe kanë shpresuar që LDK, megjithatë, do ti nxjerr nga balta. Por kësaj radhe jo. Qeveria ime i kishte plotësuar 94 nga 95 kritere për liberalizim. I fundit ishte ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi. Dhe, e them me përgjegjësinë më të madhe se liberalizimi do të ndodhte në fund të vitit 2016”, ka thënë ai.

Në fund ai ka shtuar se vendimi për asociacion është nënshkruar nga Thaçi, ndërsa ai ka vetëm ka nënshkruar parimet, bazuar në këtë ligj.

“Këta që sot drejtojnë Qeverinë mashtruan se Kosova po humb territor, ishin edhe disa patriot të LDK-së që po ashtu akuzonin se po humbim territor, por sivjet u dorëzuan të gjithë, e votuan ratifikimin, por sa i përket liberalizimit frikohem që pak si vonë! Vendimi për Asociacionin është nënshkruar me Marrëveshjen e Parë, nga z. Thaçi dhe është ratifikuar në Kuvend në formë ligji në vitin 2013. Unë kam nënshkruar parimet, bazuar në këtë Ligj”, ka përfunduar Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat