Ekskluzive: Gjermania përsëritë qëndrimin, kufijtë e Kosovës nuk preken

Politika

Ekskluzive: Gjermania përsëritë qëndrimin, kufijtë e Kosovës nuk preken

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 nëntor 2018 Në ora: 15:15
Angela Merkel, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Qeveria Federale gjermane vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë lidhur me idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”,  zyra për informim e Qeverisë Federale të Gjermanisë, sipas të cilës është shumë e rëndësishme që marrëveshjet të cilat arrihen të jenë të pranueshme për të dyja palët.  

“Pozicioni i Qeverisë Federale lidhur me këtë temë nuk ka ndryshuar: Për Qeverinë Federale është jetike që marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të jenë të pranueshme dhe të qëndrueshme për të dyja palët.

Prandaj, ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e BE për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, në përgjigjen e zyrës për informim të Qeverisë Federale, theksohen deklaratat personale të kancelares Angela Merkel, lidhur me rëndësinë e integritetit territorial të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Federale gjithashtu ka bërë disa deklarata personale dhe e ka bërë të qartë se sa i rëndësishëm është integriteti territorial i Ballkanit Perëndimor nga këndvështrimi i Qeverisë Federale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat